
Shqipëri–Serbi, hyrja në stadium vetëm me lotari. Ja si sigurohet bileta!
Dritare.net
Përballja mes Shqipërisë dhe Serbisë, që do të zhvillohet më 7 qershor në “Air Albania”, ka ngjallur interes të jashtëzakonshëm nga tifozët shqiptarë. Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka njoftuar se për shkak të kërkesës shumë të lartë dhe kapacitetit të kufizuar të stadiumit, biletat nuk do të dalin në shitje të lirë, por do të shpërndahen përmes një lotarie digjitale.
-Tifozët që duan të ndjekin ndeshjen në stadium duhet të regjistrohen paraprakisht në një platformë online të dedikuar nga FSHF.
-Nga të regjistruarit, do të përzgjidhen rastësisht fituesit, të cilët do të kenë mundësinë të blejnë biletën.
-Kjo metodë synon transparencë dhe barazi, për të shmangur rritjen artificiale të çmimeve dhe tregun informal të biletave.
FSHF ka theksuar se kjo mënyrë shpërndarjeje nuk është një “shpikje shqiptare”, por praktikë e përdorur nga shumë federata në Evropë, veçanërisht për ndeshje me interes të lartë. Ky sistem është zbatuar edhe për ndeshjet e mëparshme të rëndësishme ndërkombëtare./K.C/dritare.net

















