
Luajti tek “Adria Tour” infektohet me Covid-19 ylli botëror i tenisit, Novak Djokoviç
Dritare.net
Numri një i tenisit në botë, Novak Gjokoviç është infektuar së fundmi me koronavirus. Djokovic është tenisti më i fundit që ka rezultuar pozitiv ndaj Covid-19, pasi luajti në "Adria Tour", event ky i organizuar nga vetë tenisti i famshëm. Grigor Dimitrov, Borna Coric dhe Viktor Troicki të gjithë zbuluan se kishin koronavirus pasi luajtën në konkursin “Adria Tour” të Djokovic. Finalja e “Adria Tour” u anulua pasi testoi pozitiv Grigor Dimitrov.
Djokoviç, ylli botëror i tenisit, i cili do të lunte të dielën konfirmoi sot se, ai dhe gruaja e tij ishin infektuar me Covid-9, pasi u kthyen në shtëpi nga Beogradi. Ndërsa fëmijët e tyre rezultuan negativë.
Ndërsa e cilëson Adria Tour një event bamirësie në Ballkan, Djakovic thotë:
"Të gjithë kanë lindur me një ide filantropike, për të drejtuar të gjitha fondet e mbledhura për njerëzit në nevojë dhe më ngrohet zemra ime kur shoh sesi të gjithë iu përgjigjën me forcë kësaj.”, tha kampioni.
Ju kujtojmë se në një nga ndeshjet e luajtura në Beograd mori pjesë edhe Arjan Konomi ndjekës i sporteve elitare. Madje ai bëri foto edhe me Djakovic./K.C/dritare.net

















