Na ndiqni edhe në

Sport

Skifter Këlliçi: Shqipëria në Euro2024, më e mira e të gjitha kohërave!

Skifter Këlliçi: Shqipëria në Euro2024, më e mira e

Skifter Këlliçi ka 70 vjet gazetar sportiv dhe ndjek me vëmendje çdo ndeshje të Kombëtares sonë. Për gazetarin Këlliçi Shqipëria në Euro224 ishte padyshim skuadra më e mirë e të gjitha kohërave. Silvinjo i ktheu dinjitetin Kombëtares sonë, thotë Këlliçi për gazetaren Rudina Xhunga në emisionin Shqip në DritareTV.

“Shqipëria në Evropian është padyshim skuadra e nivelit më të lartë që ka pasur Shqipëria. Unë e justifikoj plotësisht. Ka luajtur me dinjitet. Ne dolëm në arenë, luajtëm denjësisht me Italinë. Mund të ketë gabime ndërrimi, por bëmë tri ndeshje të denjësishme. Mund të shpërthejë Shqipëria më vonë, por ne duhet ta përgëzojmë tani.

Ne shkëlqyem, edhe unë uroj që të njëjtën gjë ta përsërisim edhe në eliminatorët e Kampionatit Botëror sepse përsëri do na dalin skuadra të vështira.”, shprehet gazetari.

Sa i përket trajnerit të Kombëtares, Silvinjo, sipas gazetarit, nëse ai ikën nga Shqipëria, në skuadrën portugeze, atëherë do të jetë e vështirë që të gjejmë një trajner të nivelit të tij.

“Silvinjo është një trajner me dinjitet. Ai e çoi skuadrën në këtë pikë. Nuk ndërtohet skuadra për një vit e gjysmë, duhet kohë. Ai ia doli. Futbollistët tanë janë të shpërndarë nëpër Evropë, nuk i kishte në Tiranë Silvinjo që t’i ndiqte përditë. Spaleti i kishte në Itali lojtarët. Silvinjos i duhej punë dhe kohë. Unë uroj që të jetë përsëri trajneri i Kombëtares Shqiptare. Nëse Silvinjo do shkojë në një klub portugez ashtu siç thuhet, atëherë ne do na duhet të gjejmë një trajner që nuk e di a do jetë ekuivalent si Silvinjo.”, thotë gazetari në DritareTV./K.C/dritare.net