Ernest Muçi ndez “Air Albania”! Supergol ndaj Finlandës!
Thursday 12 November 2026, 21:09
Dritare.net

Kombëtarja shqiptare ka kaluar në avantazh ndaj Finlandës falë një supergoli të Ernest Muçit, i cili ka ndezur atmosferën në stadiumin “Air Albania”.
Sulmuesi kuqezi ka realizuar një gol spektakolar, duke ngritur në këmbë mijëra tifozët e pranishëm në stadium.
Goli i Muçit i jep epërsinë Shqipërisë në një përballje të rëndësishme të Ligës së Kombeve, ku skuadra e drejtuar nga Rolando Maran synon një rezultat pozitiv për të përmbushur objektivat në grupin C1./dritare.net