Gara e peshëngritjes, Enkileda Carja shpallet kampione e Europës për të Rinj dhe U23!
E Hënë 3 Nëntor 2025, 16:04
Dritare.net

Enkileda Carja dominoi në kategorinë e saj në peshëngritje për peshën deri në 63 kg në Kampionatin Evropian të të Rinjve.
Peshëngritësja kuqezi u shpall kampione e Evropës në kategorinë Junior të këtij kompeticioni e madje duke vendosur 6 rekorde evropiane. Enkileda Carja vendosi rekorde në stilin e shkëputjes teksa ngriti peshat 95kg, 96 kg dhe 98 kg duke marrë medaljen e pare në këtë stil.
Kryeministri Edi Rama në reagimin e tij, shkruan: “Enkileda Carja konfirmohet Kampione e Europës në Peshëngritje për të Rinj dhe U23”./dritare.net