
Egnatia mposht 2-0 Kukësin dhe fiton Superkupën e Shqipërisë
E Enjte 26 Dhjetor 2024, 21:09
Dritare.net
Egnatia është skuadra e parë në historinë e futbollit shqiptar që fiton tri trofe në një sezon të vetëm.
Pasi u shpallën kampion të Superligës në sezonin 2023-2024 dhe fituan Kupën e Shqipërisë, e enjtja e 26 dhjetorit do shkruhet me gërma të arta në qytetin e vogël të Rrogozhinës.
Fitorja 2-0 kundër Kukësit në finalen e luajtur në "Arenën Kombëtare" në Tiranë bëri që rrogozhinasit të jenë kampionët e Superkupës së Shqipërisë për herë të parë në histori./K.C/dritare.net

















