Spanjë 2018, edhe Shqipëria në ekspozitën e kanabisit

Nga Luna Ruvina

Ndonëse tonelata kanabisi kultivohen e kapen vazhdimisht këtu tek ne prej vitesh, unë vetë nuk ia kam parë ndonjëherë me sy as farën, as bimën dhe as cigaren e dredhur me gjethet e saj. Deri para ca kohësh, në fakt, edhe mund të shkoje gjëkundi në jug a në veri të vendit, apo qoftë edhe në ndonjë fshat këtu afër Tiranës e të shihje ndonjë parcelë të tërë, po me të thatin digjet edhe i njomi thonë, pse të eksperimentoj. Ja ku është Spanja! Më 9, 10 dhe 11 mars mbahet Spannabis, ekspozita e përvitshme e kanabisit në Barcelonë.

Nga pavijoni 3-katësh prej xhami, një godinë emblematike në industrinë e ekspozitave dhe demonstrimeve tregtare të Spanjës, ndërtuar më 1965-ën, shihet Pallati Mbretëror dhe Katedralja La Almudena.

LEXO DHE :  Pini ujë të nxehtë rregullisht, ja pse ju bën mirë

Në faqen e internetit të ekspozitës thuhet se ekspozita e këtij viti, e treta e këtij lloji, organizohet me ndihmën e individëve të niveleve të larta të shkencës, mjekësisë dhe politikës, por nuk jep asnjë emër të përveçëm. Ajo ka për qëllim të thellohet në dimensionet e ndryshme të kanabisit dhe evoluimit të tij, duke trajtuar aspektet mjekësore, shkencore, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Jam shumë kurioze të di nëse përfaqësohet Shqipëria me ndonjë mostër në këtë ekspozitë dhe nëse kanabisi ynë është aq i mirë sa dëgjoj të pretendojnë ca bashkëkombës, a do marrë ndonjë çmim? Po ndonjë përfaqësues nga shkenca, mjekësia dhe politika jonë, a thua të ketë?/dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.