

Pas gjashtë vitesh pritjeje, përgojimi, thashethemesh, dyshimesh, reforma komplekse e drejtësisë ka filluar merr formë.
SPAK-u, akronim i njësisë speciale antikorrupsion, është vetëm një pjesë e kësaj godine.
Së shpejti do të ketë në përbërje të saj edhe BKH ose byronë kombëtare të hetimit, e cila është trupa e oficerëve hetues që do mbështesin trupën e prokurorëve të SPAK, e cila në finale do të ketë 15 të tillë.
Por duhet edhe gjykata speciale e cila do gjykojë dosjet e SPAK, që kuadri ligjor të jetë i plotë. Të paktën për këtë që konsiderohet edhe maja e shpates sëe reformës në drejtësi.
Pas vështiresive të lëna pas, dhe konstituimit të SPAK, nuk vonuan sulmet nën rrogoz ndaj tij. Megjithëse anëtaret e tij kishin kaluar disa filtra, qentë e sulmit që shpesh i përdor politika, nxorrën një dokument ku kreu i SPAK, Arben Kraja kishte qenë hetues në dy vitet e fundit të rregjimit komunist dhe paskësh dënuar njerëz për arratisje.
Dokumetet e mëvoneshme nxorrën që gjithë ngrehina e akuzave ishte mbi rërë, pasi ligji për sa më siper ekziston edhe sot dhe të dënuarit kishin vuajtur një mase dy mujore heqje lirie. Masëe meë e lehtë sesa për të njëjtën vepër në ditët e sotme.
Por e gjitha kjo tregon se SPAK nuk do ta ketë rrugën e lehtë për disa arsye.
E para do të jetë politika e cila me ndodhi të sajuara apo te fryra nga e shkuara do përpiqet të diskretitoje prokurorët.
Ekziston gjithashtu rreziku që me qellim ose jo, ky institucion të përmbytet nga denoncime me vlerë, por edhe shume të pavlefshme. Duke marrë parasysh se në një gjyq, ka gjithmonë një të pakënaqur i cili nuk është i bindur në vendimin e dhënë, do shikojë si shpresë Spak. Dhe që këndej mund të lindë lumi i denoncimeve që mund ta fundosin numrin e vogël të prokurorëve.
Por mund të jenë edhe denoncime të qëllimshme dhe jashtë objektit të SPAK, të cilat do të synojnë shpërqendromin e tij dhe me pas diskretitimin.
Edhe sikur gjithçka të shkoje vaj, puna e SPAK do finalizohet nga Gjykata Speciale. Sepse në fund do të jetë ajo që do të japi vlerësimin dhe dënimin ose jo të akuzuarve.
Si gjithë pritshmeritë e medha, edhe reforma në drejteësi do kalojë ciklin e entuziazmi, zhgënjimit dhe në fund vlerësimit real të saj, për sa i takon efektivitetit.
Përpara 28 vitesh shqiptarët prjetuan një reformë në drejtësi e cila synonte të zëvendësonte prokurorët dhe gjykatesit e komunizmit me të rinj. Njihet si reforma e plepave, pasi gjykatesit dhe prokurorët e rinj u morren nga rruga dhe u kualifikuan nëpermjet një kursi disamujor të vendosur në zonën që dikur njihej në Durres si plazhi i plepave.
Pasojat e saj por edhe futja e duarve nga politika, pavarësisht përpjekjeve qëllim mira për ta retushuar dhe kalibruar sistemin, sollën gjendjen në koma të drejtesisë shqiptare.
Sot, jemi në prag të një ndryshimi i cili do ndihet për tridhjetë-dyzetë vitet që vijnë dhe do ndikojë në jetën e dy brezave.
Shumë nga ne kryqëzojne gishtat me shpresë që reforma do funksionojë. Shqiptarët pasi u zhgënjyen nga politika dhe nuk kanë shpresë se kjo mund të pastroje korrupsionin dhe abuzimin në ekonomi, sytë i kanë te drejtësia. Mendojnë se është shpresa e fundit. Ndërkombëtaret na thonë së është gjithçka e kalkuluar. Vërtet?/ RTV ORA

















