Na ndiqni edhe në

Bota

Kallas: Vladimir Putin ka urdhër arresti nga GJNP, nuk mund të vijë në një vend europian

Kallas: Vladimir Putin ka urdhër arresti nga GJNP, nuk mund të

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas ka thënë të hënën se “nuk është mirë” që presidenti rus, Vladimir Putin mund të udhëtojë në Hungari, anëtaren e BE-së, për bisedime mbi Ukrainën.

Kallas u ka thënë gazetarëve përpara një takimi të ministrave të Jashtëm evropianë në Luksemburg se përpjekjet e Trumpit për të sjellë paqe janë të mirëseardhura, por se është gjithashtu e rëndësishme që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, të takohet me udhëheqësin rus.

“Amerika ka shumë forcë për të ushtruar presion mbi Rusinë që të ulet në tryezën e negociatave, nëse e përdorin këtë, atëherë, sigurisht, kjo është mirë nëse Rusia e ndal këtë luftë”.

Putini përballet me një urdhër arresti nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, nga e cila Hungaria është në proces të largimit.

“Lidhur me Budapestin, jo, nuk është mirë… të shohësh që në të vërtetë një person i vënë në urdhër arresti nga GJPN-ja po vjen në një vend evropian”.

Ministri i Jashtëm lituanez, Kestutis Budrys, ka thënë se nuk ka vend për Putinin në asnjë kryeqytet evropian.

“Vendi i vetëm për Putinin në Evropë është në Hagë, përpara gjykatës, jo në asnjë nga kryeqytetet tona”, ka thënë ai përpara takimit të ministrave./dritare.net