
Zjarri në banesën në Maliq, niset drejt Tiranës 6- vjeçarja, gjendja e saj kritike
Dritare.net
Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e së dielës në Maliq, ku një banesë është përfshirë nga flakët, brenda së cilës ndodheshin nëna me dy fëmijët e saj të mitur.
40-vjeçarja Merjeme Azisllari dhe djali 14-vjeçar Luka Azisllari ndërruan jetë nga asfiksia. Në gjendje të rënduar është vajza e mitur 6-vjeçe e cila është nisur drejt Tiranës në repartin e djegieve në QSUT.
Sipas deklaratave të fqinjëve, fëmija ka mundur të shpëtojë pasi është hedhur nga dritarja, duke arritur të dalë jashtë në momentet e fundit. Dyshohet se shkak për zjarrin të jetë bërë soba me dru.
Fqinja Verxhie Gjata tregon se situata e tyre ishte mjaft e rënduar dhe se jetonin në varfëri të thellë.
“E ndihmoni të sëmurën tjetër. Ata ishin shumë keq. Ai burri që me natë në punë, por me dy fëmijë. Nuk merrnin kemp. Sa keq më erdhi. Ajo gruaja ishte nga Skrapari. Ajo rrinte tërë kohës me fëmijët, se nuk ishin mirë, ishin të sëmurë. Ai i shoqi ikte që në mëngjes në punë, Gjynaf. Djali nuk dilte kurre jashte”, tha gruaja.

















