
Soreca: BE do të jap 19 milionë euro për luftën ndaj krimi të organizuar
Dritare.net

Soreca deklaroi se BE do vijojë mbështetjen e policisë shqiptare, ku në dy vitet e ardhshme do të japë një fond prej 19 milionë eurosh, për luftën ndaj krimit të organizuar dhe krimit të rëndë.
“RENEA është forca elitë e Policisë së Shtetit, që kryen ndërhyrje të rëndësishme. Për shumë vite, BE ka bashkëpunuar me forcat shqiptare të sigurisë për të modernizuar
Vetëm në vitet e fundit BE ka financuar 15 mln euro në mbështetje të policisë. Ne kemi punuar bashkë me forcat shqiptare për të modernizuar menaxhimin e kufirit. Në dy vitet e ardhshme BE do të japë 19 milionë euro për policinë. Arsyeja pse jemi këtu duhet parë si një gur kilometrik shumë i rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar.
Krimi i organizuar dhe krimi i rëndë nuk janë fenomen vendor dhe lokal, ato varen në lidhjen e tyre transkombëtare. Krimi i organizuar duhet luftuar nga të gjithë”, deklaroi Soreca.

















