
Skandali erotik/ Deputetja Ermira Mehmeti largohet nga politika
E Enjte 9 Qershor 2016, 12:12
Dritare.net

Vendimi do të merret nga ministri i Drejtësisë, Valdet Xhaferi i cili do ta nënshkruajë vendimin që deputetja aktuale, Ermira Mehmeti të marrë vendimin për notere dhe të hapë zyrën e saj në Shkup.
Ndryshe, Ermira Mehmeti është e njohur në opinion që nga viti 2002. Një kohë të gjatë ka punuar si këshilltare e liderit partiak Ali Ahmetit dhe e ish zëvendëskryeministrit Musa Xhaferi. Më pas u bë deputete në Parlamentin e Maqedonisë dhe ishte angazhuar në pozitat më të larta në parti.
“Në pamundësi për të kontaktuar me deputeten Mehmeti, presim reagimin e saj eventual lidhur me këto informacione”, shkruan Lajmpress.
Në fund të marsit, Ermira Mehmeti u përfol për një skandal erotik me zv/kryeministrin e Maqedonisë Musa Xhaferi.

















