Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Si të mbrohesh nga gazi lotsjellës!

Si të mbrohesh nga gazi lotsjellës!
Nga prof. Tritan Kalo

GAZI LOTSJEDHËS është një mjet i përbotshëm, i cili përdoret nga agjencitë ligjzbatuese, forcat e ruajtjes së rendit për të kontrolluar trazirat e mundshme të shoqëruara ose jo me akte dhune, si dhe për të shpërndarë turmat e demonstruesve…..EFEKTET e gazit fatmirësisht janë të përkohshme për organizmat humanë si dhe ato lehtësohen disa orë pas ekspozimit ndaj tyre…..A - Simptomat kryesore të ekspozimit ndaj gazit lotsjellës janë: 1- kruajtje, dhimbje e djegie e syve, e hundës, e gojës, dhe e lëkurës;

2- Ndjesia e  marramendjes;

3-kufizimi i shikimit;

4- rrjedhje të lotëve, të hundëve si dhe shtimi i jargëve;

5- kollitje e vështirësi në frymëmarrje, disa herë e shoqëruar me ndjesinë e mbytjes;

6- çorientimi, konfuzioni e shtimi i panikut apo i zemërimit.  Në rast ekspozimi për një kohë të gjatë ose ndaj dozave të larta të tyre mundet të kemi ndjesinë e djegies ose edhe vetë djegien e lëkurës. ….

B - Si të veprojmë në një rast të tillë: Mbrojtja më e mirë do të ishte të kishim me vete një maskë gazi, megjithatë në rast mungese DUHET të ndërmarrim disa masa për të ulur efektet shqetësuese të gazit lotsjellës. Vendosni një shami të njomur thjesht me ujë para gojës dhe merrni frymë përmes saj. Në rast se merrni pjesë në një manifestim të paralajmëruar, mbani në një qese një napë të njomur me lëng limoni ose uthull dhe përdoreni kur ekspozoheni ndaj gazit lotsjellës.  Një masë e tillë ju jep kohën e mjaftueshme për t’u larguar nga vendi i përdorimit të gazit lotsjellës pa i acaruar organet e frymëmarrjes. Syzet që përdoren për zhytje, për ski, etj,  janë një mjet i mirë mbrojtës i syve.

Në mungesë të tyre merrni frymë brenda teshave tuaja (xhaketë, xhup, triko), ku ka edhe një përqendrim më të pakët të gazit. Sytë i shpëlani më pas me solucion steril fiziologjik ose thjesht me ujë sa të largohet ndjesia e të kruarit, dhimbjes e djegies së tyre. Lëkurën e ekspozuar laheni me kujdes me ujë të bollshëm dhe me sapun. Personat që kanë vështirësi serioze në frymëmarrje e kanë të nevojshme përdorimin e oksigjenit të ofruar nga kryesisht nga Shërbimet e Urgjencave Mjekësore…..SHPRESOJ që këto këshilla mjekësore dhe miqësore njëkohësisht të mos ju nevojiten, POR jeta të vë përballë shumë situatave shpesh jo të dëshirueshme ose të pëlqyeshme…DITË të MBARË!!!/Marrë nga Facebook-u i autorit