Na ndiqni edhe në

Modë

Si të festosh ditëlindjen e një fëmije 5 vjeç!

Si të festosh ditëlindjen e një fëmije 5 vjeç!
Të gjitha ditëlindjet e fëmijëve janë të rëndësishme për prindërit, por kur ata mbushin 5 , janë të rëndësishme edhe për fëmijët.

Sepse festen e ditës kur mbushin 5 , ata e mbajnë mend gjithë jetën.

Unë e mbaj mend çantën e doktorit që mora kur isha 5.

Pastaj nuk më kujtohet shumë, vjen një bllok kujtese, derisa mbusha 25 dhe prapë e kujtoj me qejf të madh.

Por si të festosh 5 vjetorin e fëmijës tënd që t'ia kthesh në një ditë të paharrueshme!

Së pari, bëje për të, jo për vete, as për shoqet e tua, as për mamin, tezet, hallat e dajot.

Pyete, cila është lista e dhuratave që do, lista e të ftuarve që pëlqen të ftojë, sepse është dita e fëmijës tënd 5 vjeçar, që duhet ta dish mirë, se ka nisur të jetë i qartë për kë do dhe çfarë.

Dëgjoje dhe shto edhe ca nga vetja, por me kujdes, bëje të mendojë se po vendos vetë ai, ajo.

Pastaj dhe mbi të gjitha  bëje të ndihet i rëndësishëm.

Të tillë nuk e bëjnë, as paratë e tua, as miqtë e tu. Të rëndësishëm e bën ideja se ai, ajo, di të bëjë ca gjëra të bukura, si psh të bëjë vetë dekorin e ditëlindjes.

Si? Me pikturat e veta. Psh Alana kur mbushi 5, mami i saj i mori gjithë letrat, ku Alana pikturonte ponë, pemë, shoqe, shtëpi. I mblodhi të gjitha nga ishin e nga s'ishin.

Babi ia skanoi në kompjuter, pastaj ia çoi te një studio grafike, që bëri një kolazh me pikturat e Alanës dhe i printoi ne një format 3 x 3 dhe në fund doli një mrekulli.

Sepse të gjitha shoqet e Alanës donin të bënin foto te pikturat e saj dhe ajo ndihej piktore e i gëzohej ekspozitës së saj të vogël.

Gjëja që Alana nuk bëri dot në kohë, por e ka në plan së shpejti, është stampimi i pikturave të saj në gota, bluza dhe jastëkë.

Alana nuk është as piktore, as shkrimtare, është një fëmijë si çdo tjetër. Mbase një ditë do të jetë, por tani është thjesht një fëmijë që e shijoi shumë ditëlindjen e saj dhe u bë gati të hyjë në botë me vetëbesim.

Nuk ka më mirë se të përgatisësh fëmijën tënd për rrugë, dhe jo rrugën e fëmijës tënd.

Bëjë të ndihet mirë, ndihmoje ta shijojë festën e saj.

Mos mendo atë ditë për të ftuarit, por për fëmijën tënd. Se mos keqkuptohemi, ta ftuarit nuk janë dekor, ata janë miq dhe të dashur që nuk ka pse vrasin mendjen çfarë do të të sjellin, sepse ti ju ke thënë me parë që dhurata duhet të jetë patjetër një libër, lapsa, furca, bojëra, fletore vizatimi.

Dhe sidomos ata duhet të kënaqen. Dhe miqtë nuk kënaqen kur i çon te Plazza, apo Rogner, kështu i vë në siklet.

Zgidh një vend të bërë për fëmijët, ku ju të rriturit shkëmbeni një birrë e pizza, apo thjesht një gotë verë e ca sanduiçë të ftohtë, ndërsa fëmijët tuaj luajnë në këndin e tyre.

Ambjenti ku festohet një ditëlindje fëmijësh duhet medoemos të jetë me një sallë si kjo, plot lodra fëmijësh.

Ndryshe ku dallohet që jeni duke festuar ditëlindjen e fëmijës suaj dhe jo statusin tuaj në shoqëri.

Ja psh një ambient ku të festosh ditëlindjen, mund të jetë #pizzeriapavarotti. Është më bukur se në foto, e provuam vetë.

A post shared by Piceri Pavaroti (@pizzeriapavarotti) on

Nëse nuk mund të shpenzosh, të njëjtën gjë mund ta bësh në shtëpinë tënde, ktheje në një  sallë lojërash për fëmijë duke përdorur vizatimet e saj në letra, varur nëpër mure, e ngjitur nëpër dyer.

Mbushe shtëpinë me muzikë dhe dashuri dhe gëzuar. U bëftë 100 i vogli, e vogla jote./ dritare.net