
Zjarret në vendin tonë mbeten ende një problematikë edhe këtë fillim shtatori. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 27 vatra zjarri, prej të cilave 4 mbeten aktive dhe 4 janë nën mbikëqyrje.
Dajt, Tiranë - vijojnë vatra aktive në drejtim të Qafë-Priskës. Ditën e djeshme u angazhuan 15 zjarrfikës, 9 forca të ADZM-së, 20 ushtarakë dhe 1 helikopter. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Bulqizë - Aktiv mbetet edhe një vatër zjarri në një sipërfaqe të gjerë me shkurre dhe dëllinja në Vajkal. Për fikjen e tij u angazhuan 11 forca zjarrfikëse, 5 pyjore, 7 vullnetarë dhe 30 ushtarakë.
Lundre, Mat - vijon zjarri në një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore; u angazhuan 40 forca, 20 ushtarakë dhe 1 helikopter.
Ura e Shtrenjtë, Shkodër – vatër aktive në terren të thepisur; po punohet për izolimin dhe parandalimin e përhapjes.
Për përballimin e situatës janë angazhuar në total 432 forca operacionale dhe 43 automjete zjarrfikëse, të mbështetura nga 70 forca ushtarake dhe 3 helikopterë të Forcës Ajrore./dritare.net