Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Si do jetë skena e ‘Këngës Magjie’,  Klaudia Pepa zbulon disa detaje

Si do jetë skena e ‘Këngës Magjie’,  Klaudia
Së shpejti do të mbahen netët finale të Këngës Magjike, dhe sigurisht skena magjike po përgatitet.

Ky është edicioni i 20-të dhe bashkëprezantuese me Ardit Gjebrean do të jenë Bora Zemani dhe balerina Klaudia Pepa.

Klaudia në një lidhje me Skype bëri të ditur që do jetë bashkëprezantuese dhe premtoi se do të vijë me një grup balerinësh të Mediaset.

Ajo tani ndodhet në Tiranë dhe në një story në Instagram, na ka zbuluar detaje nga skena e “Këngës Magjike”.

Skena dukej madhështore dhe në postim ajo shkruante po punohet fort, dhe se është dita e tretë e punës që po bëhet për ndërtimin e skenës. “Jam shumë e emocionuar”, shkruante balerina./E.B-dritare.net