Na ndiqni edhe në

Shqiptarë të mrekullueshëm

Tamara, e bukura e dheut të Kelmendit!

Tamara, e bukura e dheut të Kelmendit!

Dritare TV ishte këtë herë në Kelmend për të treguar Shqipërinë e Alpeve. E gjitha i ngjan një skene filmi, por në fakt është e vërtetë.

Nga Rudina Xhunga

E mbarova mëngjesin te Ceni. Mora dhe kungujt e Halloween-it me vete dhe këtu jam me të zonjën e bujtinës. Me Linditën që më kënaqi shpirtin.

Lindita te Cemi: Mirë se ke ardhur Rudina!

Rudina Xhunga: Mirë se të gjeta e dashur! Më ke kënaqur sot. Vetë i gatuan këto gjëra?

Lindita Shabaj: Faleminderit! Po ne gatuajmë. Unë edhe vetë gatuaj, por kam dy zonja që janë të fshatit, gra të fshatit.

Rudina Xhunga: Më thanë mua që: “Do të shkosh te Lindita. Ka plot në Tamarë, por ti do të shkosh te Lindita se ajo gatuan edhe vetë. E çfarë nuk bën.” Por Lindita ka vetëm bujtinë, nuk ka hotel. Kështu që unë fjeta në një hotel tjetër sot. Herës tjetër kur të vij do të fle te ti kam përshtypjen.

Lindita Shabaj: Patjetër që po. Me këtë zhvillim që ka marrë zona, absolutisht që na duhet edhe një hotel.

Rudina Xhunga: Atëherë, unë në Tamarë nuk kisha qenë asnjëherë. Dhe kur erdha kisha tri çanta me katër xhupa, me idenë që po vete në Alaskë. Por nuk ka nevojë. Nuk ka nevojë. Të paktën për tani, akoma për këtë kohë. Është si në Tiranë, nuk ka ndonjë ndryshim të madh. Madje është ca më bukur se në Tiranë. Po shumë të bukur e keni bërë. Ti vetë nuk je nga Tamara, nuk je e vendit.

Lindita Shabaj: Unë kam lindur dhe jam rritur këtu. Jam martuar në një zonë tjetër. Sinqerisht investimi që ka bërë qeveria shqiptare na kanë kthyer gjithë dëshirë.

Rudina Xhunga: Po prit moj prit, investimet. Po e ke bërë ti, ça qeveria.

Lindita Shabaj: Por po të mos i kishte bërë qeveria investimet, ne nuk ishin kthyer asnjëherë, sepse ka qenë rruga katastrofë.

Tamara, e bukura e dheut të Kelmendit!

Rudina Xhunga: Ku ishte ti, ku jetoje?

Lindita Shabaj: Unë isha e martuar në një fshat disa kilometra larg prej këtu, në Rapsh. Pastaj ikëm të jetojmë në Shkodër për më mirë.

Rudina Xhunga: Ah ke jetuar në Shkodër. Ti ke ardhur nga Shkodra dhe ke hapur bujtinë këtu.

Lindita Shabaj: Po, nga Shkodra erdhëm dhe kemi hapur restorant.

Rudina Xhunga: Kur?

Lindita Shabaj: Ka një vit e gjysmë, po bëhet dy.

Rudina Xhunga: Dy vjet.

Lindita Shabaj: Po

Rudina Xhunga: Po rruga kur ka mbaruar plotësisht?

Lindita Shabaj: Një segment, deri në Tamarë ka katër vjet që ka mbaruar. Domethënë të gjitha punimet janë bërë 7 vjetët e fundit. Tamara ishte një zonë në harresë të plotë. E pastaj të mos flasim për Vermoshin ose Lëpushën.

Rudina Xhunga: Po dje unë po kërkoja vend për të fjetur për miqtë e mi që donin të ë shoqëronin dhe nuk kishte.

Lindita Shabaj: Tamara ka lulëzuar. Se po ta shihje ti. Shyqyr që nuk ke ardhur para 7 vjetësh. Nga Hoti në Vermosh rruga bënte 5 orë me makinë dhe jo çdo makinë mund të vinte.

Tamara, e bukura e dheut të Kelmendit!

Rudina Xhunga: Tani e ke plot këtë bujtinën tënde?

Lindita Shabaj: Po ka shumë punë. Njerëzit e duan.

Rudina Xhunga: Ke ikur ti nga Shkodra, jeton këtu?

Lindita Shabaj: Unë kisha një shtëpi në Shkodër dhe tani e kamë lënë krejt. Jetoj këtu.

Rudina Xhunga: Oh sa e bukur. Ti jeton këtu tani?

Lindita Shabaj: Po.

Rudina Xhunga: Ja ç’të bën Tamara. Ta merr mendjen. Ta merr me të mira.

Rudina Xhunga: Kjo është pjesa e shëtitores.

Tamara, e bukura e dheut të Kelmendit!
Lindita Shabaj: Po.

Rudina Xhunga: Nga shëtitorja lart...

Lindita Shabaj: Në pjesën mbrapa të shëtitores. Dikur këtu nuk kishte hiç shëtitore, kishte vetëm ferra, mbeturina që i hidhnin njerëzit.

Rudina Xhunga: Dhe kjo është e lidhur tani komplet. Dhe ti bën gjithë pedonalen buzë Çenit.

Lindita Shabaj: Po bën gjithë pedonalen afër lumit.

Rudina Xhunga: Cenit, Cenit, jo Çenit se i vë bishtin unë. Lumi Cen. Siç e ke dhe ti emrin e lokalit, “Te bujtina e Cenit”. Ua çfarë gëzimi të jep kjo vjeshta.

Tamara, e bukura e dheut të Kelmendit!

Nuk e di. Unë nuk kam ardhur vetëm në kohën më të mirë, por edhe në stinën më të mirë. Vjeshta është më e bukura, apo dimri?

Lindita Shabaj: Çdo stinë e ka bukurinë e vet. Nuk mund t’i ndash, absolutisht. Pranvera është shumë e bukur se ka gjelbërim. Vera është po ashtu e bukur se njerëzit lahen në lumë.

Rudina Xhunga: Lahen këtu?

Lindita Shabaj: Po lahen plot.

Rudina Xhunga: Pse mund të futesh? Ka thellësi?

Lindita Shabaj: Po mund të futesh. Ka disa pjesë që janë të punuara.

Rudina Xhunga: Sa lezetshëm aty! Aty e keni mbjellë me kunguj, këtu lumi. Oh sa më pëlqyeka.

Një gjë më bën përshtypje Lindita. Ku ishin njerëzit, që tani bëjnë këto? Ku ishin para disa vitesh?

Lindita Shabaj: Njerëzit këtu ishin, pjesa më e madhe. Nuk besonin se zona do të zhvillohej, nuk besonin se ato kursimet e tyre mund t’i investonin. Absolutisht që jo.

Rudina Xhunga: Kjo është koha më e mirë për t’u kthyer në fshat, koha më e keqe për krizën. Por a ka ndonjë vend tjetër ku mund të rrish pa maska përveç këtu në Alpe? Nuk ka.

Lindita Shabaj: Në zonën tonë nuk ka asnjë rast.

Rudina Xhunga: Fare?

Lindita Shabaj: Asnjë rast.

Rudina Xhunga: Po këta që erdhën me pushime?

Lindita Shabaj: Këta që erdhën për pushime, vinin me maska. Kur vinin këtu i hiqnin, aq ajër i pastër që ishte. Të të them edhe diçka. Pjesa e karantinës, përveç gjërave jo të mira që kishte, për Shqipërinë dhe zonën tonë kishte një anë shumë të mirë, sepse shqiptarët e njohën këtë vend. Nuk vinin vetëm të huajt. Sepse para një viti kishte shumë pak shqiptarë që vizitonin.

Rudina Xhunga: A ky është viti i parë. Karantina është viti i parë që shqiptarët vizituan Tamarën?

Lindita Shabaj: Shqiptarët e vizituan në masë Tamarën dhe zonën e Kelmendit.

Tamara, e bukura e dheut të Kelmendit!

Lindita Shabaj: Edhe agjencitë e kanë vizituar shumë këtë zonë. Edhe në fundjavë minimumi ishin 10 autobusë që vinin në Tamarë dhe sipër. Ishte aq e popullor saqë dukej me të vërtet si një qytet, qendra e Tamara.

Panairi i Tamarës

Rudina Xhunga: Po këto çfarë i ke?

- Çaj mali.

Rudina Xhunga: Çaj mali. Po këto?

- Ajo është boronicë e thatë.

Rudina Xhunga: Reçel boronice. Domethënë ti je Rok Bujaj?

-Po dora vetë

Rudina Xhunga: Qofsh shëndoshë dhe bëfsh gjëra kaq të mira. Po përse nuk i sjell në Tiranë ti këto?

-Kemi sjellë disa

Rudina Xhunga: I sillni dhe në Tiranë ë?

-Po edhe në Tiranë. Sidomos te Pazari i Ri, shitet shumë kjo rakia me boronicë.

Rudina Xhunga: Këtë pëlqejnë më shumë, boronicën?

Rudina Xhunga: Është e vërtetë që mua më thanë se, ju gocat vitit të parë të Tamarës, keni gatuar vetë.

Kështu më thanë për reklamë apo është e vërtetë?

-Po, po është e vërtetë.

Rudina Xhunga: Kush të ka mësuar ty të gatuash këtë piten?

-Mami dhe motra.

Rudina Xhunga: Ja dhe shegët e Tamarës! Të Tamarës janë të gjitha ë?

-Po patjetër.

Rudina Xhunga: Ua, ua, ua si qenka kjo? Kaq e kuqe. Kjo qenka e kuqe pikture more. Po kaq e ëmbël është apo vetëm e bukur? E athët qenka, shumë e athët.

-E athët ngaqë është e egër.

Tamara, e bukura e dheut të Kelmendit!

Rudina Xhunga: Flokët e tuaj janë këto? Po si i ke bërë? Unë mendoja tërë kohës se janë paruke.

-Jo, jo.

Rudina Xhunga: Po si me karfica? Çfarë u ke bërë?

-Po me karfica.

Rudina Xhunga: Oh sa gjë e bukur! Dhe ky është lloji i Kelmendit.

-Lloji i veshjes i përket zonës.

Rudina Xhunga: Bëjmë një foto bashkë. Çfarë mrekullie!

Sa gjë e bukur është kur vajzat e reja, vajzat e bukura, dhe çunat e rinj po i riveshin veshjet. Po u rikthehen traditës sepse ne kemi traditë. Dhe jam e sigurt se ata që janë tani në Amerikë, ku kanë emigruara shumica prej jush, që po na ndjekin, po çmallen. Prandaj jemi këtu, për t’ju çmallur me Tamarën. Faleminderit e dashur!

-S’ka gjë.

Tamara, e bukura e dheut të Kelmendit!

-Unë ju thashë një gjë zonja Rudinë. Jemi takuar dikur në Durrës te muzeu, ju përshëndes shumë.

Rudina Xhunga: Faleminderit!

- Ju nuk keni qenë as mami atëherë.

Rudina Xhunga: Jo tani jam mami.

-Pikërisht pra. Unë erdha në ’67-’68 këtu, atëherë kur këto nuk e dinin çfarë ka qenë këtu. Vinte ushqimi me mushka. Kur ne kemi ardhur në aksion në ato kohëra, e kemi bërë rrugën në këmbë.

Rudina Xhunga: Këtë rrugën ë, se s’bëhej. Është e pabëshme?

-Po.

Rudina Xhunga: Kur u bë kjo, tani?

-Kjo është bërë në kohët e reja. Unë vij për herë te parë që atëherë.

Rudina Xhunga: Ah, që nga 68-ta ti vjen për herë të parë këtu?

-Absolutisht, që nga 68-ta vij dhe shikoj një ndryshim të jashtëzakonshëm. As nuk e kisha përfytyruar që do të bëhej ndonjëherë kështu

Rudina Xhunga: As unë nuk e besoj. Nuk e besoj që këtu jemi në Shqipëri.

-Në një vend alpin, me këto male.

Rudina Xhunga: Mjau! Se mos më hidhesh moj? Se mos më hidhesh?

Livanda e zonës ë?

-Po.

Rudina Xhunga: Mësuesja e këtyre gocave të bukura je ti?

Mësuesja: Janë përgatitje me shumë kënaqësi, për të ekspozuar këto vlera që janë të zonës. Dhe me të vërtetë, është interesante. Ne do të kishim pasur edhe lahutën këtu, mirëpo siç e dini unë mendoj se padrejtësisht është marrë dhe është përvetësuar. Tani është e UNSECO-s, por si instrument, i Malit të Zi. Megjithatë e vërteta qëndron ndryshe. Lahuta është pjesë e Malësisë së Madhe. Megjithatë, sa i përket instrumenteve muzikore e kane marre.

Rudina Xhunga: Edhe Lahuta është e Malësisë së Madhe dhe do ta marrim. Nuk ka asnjë dyshim. E di pse më pëlqejnë mësuesit? Gjithmonë i kam pasur qejf mësuesit, sepse të zgjojnë krenarinë për gjërat e tua. Mësuesit t’i tregojnë për herë të parë gjërat e tua. Kështu që unë tani i kuptoj të gjitha këto vajza, që gatuajnë, që tregojnë për Tamarën, sepse pashë mësuesen e tyre. Faleminderit!

Mësuesja: Faleminderit ju!

Tamara, e bukura e dheut të Kelmendit!

Rudina Xhunga: Po ju për herë të parë vini? Hera e parë? Nuk jeni që këtu?

-Jemi nga Durrësi.

Rudina Xhunga: Po si po të duket vendi?

-Shumë, shumë i bukur. Ne vijmë nga Durrësi, jemi një grup arsimtarësh dhe kemi rrugën për në Vermosh, por ndaluam këtu në Tamarë. Ndaj erdhëm, të marrim edhe ajër të pastër.

Rudina Xhunga: Ne jemi këtu pa paska. Vijmë nga i njëjti vend, Durrës, Tiranë, pa maska, pa frikë. Vijmë edhe shijojmë.

-Nuk e dinim që Tamara ishte kaq e bukur, me njerëz kaq të bukur, kaq mikpritës, kaq dashamirës.

Rudina Xhunga: Eja në Tamarë! E sheh? Nuk po them vetëm unë. E shikon? E takova rastësisht./dritare.net