
Fakti që Armaldo i hoqi të drejtën për të nominuar të tjerët duket se e mërziti shumë Valbonën. Pas kësaj këngëtarja debatoi ashpër me maestron.
Ajo i tha maestros se ai e mori këtë vendim pasi ka xhelozi artistike ndaj saj. Armaldo i tha se nuk pati ndonjë arsye se përse e mori këtë vendim dhe nuk ka aspak xhelozi artistike.
Por duket se debati, edhe situata e krijuar në shtëpi e mërziti aq shumë Valbonën sa ajo donte të largohej. Ishte ora 03:30 kur Valbona mori një valixhe për të bërë rrobat gati për t’u larguar nga shtëpia.
“Ia arriti qëllimit. Bravo i qoftë!”, thotë Valbona për Armaldon.
Por Kjara, Efi, Amos dhe vetë Armaldo ia ndryshuan mendjen Valbonës dhe ajo vendosi të qëndrojë. Kjo është hera e dytë që Valbona përmend largimin nga shtëpia. Edhe herën e parë ajo i tha Armaldos gjatë një debati se është gati të dalë nga shtëpia nëse ai i vendos kushte./K.C/dritare.net

















