Debati me Armaldon/ Çfarë e bëri Valbonën të mendojë largimin nga shtëpia!
Dritare.net
Mbrëmjen e së shtunës shtëpisë së Big Brother Vip iu bashkua këngëtarja Valbona Mema. Megjithëse ka vetëm pak ditë brenda shtëpisë këngëtarja shpesh është përfshirë në debate me banorët e tjerë. Debati më i fundit ishte me maestro Armaldon. Gjithçka nisi për shkak të punëve të shtëpisë. Valbona i thotë në një moment Armaldos se nëse do ta kishte marrë seriozisht punën e liderit shtëpia nuk do të ishte në atë gjendje. Më pas debati ka kaluar në tonë më të ashpra aq sa Valbona tha se nëse Armaldo i vendos kushte atëherë ajo largohet nga shtëpia.
Debati:
Valbona: Armaldo ti si lider je djalë shumë i mirë, i respektuar, familjar.
Armaldo: Bona ka që në mëngjes që më përmend këtë gjë dhe po e vë në dyshim pse po ma përmend.
Valbona: Armaldo po me suprizon se po bëj shaka, si një mik.
Armaldo: Unë e marr seriozisht punën që bëj.
Valbona: Nëse do ta kishe marrë seriozisht punën, sot nuk do ta kishe në këtë gjendje shtëpinë. Unë të kam thënë më lajmëro për punët.
Armaldo: Ti the e ke pushim deri të shtunën
Valbona: Nëse me ke vendosur këto kufij Armaldo unë vesh atletet dhe largohem nga ajo dera.
Armaldo: Cila derë?
Valbona: Nga cila të dua unë.
Armaldo: Po dil
Valbona: Ti po sillesh shumë keq me mua sot. E nise që në mëngjes me mua me ankesa./K.C/dritare.net