Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Reperi i njohur bëhet baba në Ditën e Flamurit, ja emri i veçantë që i vendos djalit!

Reperi i njohur bëhet baba në Ditën e Flamurit, ja emri i

Reperi i njohur nga Kosova, Arian Agushi, ose Gold AG siç e njohim të gjithë është bërë baba ditën e sotme, që shënon 108-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Reperi i njohur bëhet baba në Ditën e Flamurit, ja emri i

Ai ka zgjedhur një emër të veçantë për djalin, duke shënjuar ditën që vogëlushi erdhi në jetë, Ditën e Flamurit. Gueril, quhet djali i porsalindur i Gold AG.

“Falenderimi i takon Krijuesit të qiejve dhe tokës, që sot mua dhe nusen time na furnizoi me një djalë. O Allah o Zoti im ty të takon falenderimi, o Zoti im gëzoj të gjithë çiftet që e kërkojnë këtë dhuratë prej teje. Biri im ti linde në një ditë të veçantë për mua, por edhe për mbarë popullin shqiptarë. Në këtë datë gjithmonë e festuam festën e flamurit, festuam më vonë edhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë datë lindi një njeri i madh që fal pushkës së tij ti sot linde në liri birë.

Djali i babës ti erdhe me 28 Nëntor në ditëlindjen e Adem Jasharit. Emrin tënd e vendosi edhe data jote, e gëzofsh emrin GUERIL, e paq shëndetin dhe jetën e gjatë, qofsha krenarë me ty e jetofsh i lirë në tokën tënde djali jem i miri…O Zoti im ti je i vetmi furnizues, mos më largo nga mëshira jote dhe më bëj rob falenderues”, ka shkruar Gold Ag krah fotos ku ka zbuluar dhe se emrin e të birit e ka lidhur me kuptimin e veçantë dhe të bukur të datës 28 nëntor, ku festohet pavarësia, dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e ditëlindja e Adem Jasharit. Pas ardhjes në jetë të Guerilit këto duhet të jenë ditët më të lumtura për Arianin, i cili në krahë mban frytin e tij të dashurisë së bashku me partneren.”-shkruan reperi në Instagram, ndërsa poston një foto, ku shihet dora e tij dhe e Guerilit./K.C/dritare.net

Reperi i njohur bëhet baba në Ditën e Flamurit, ja emri i