
Përgjithmonë e re/ Inis Gjoni poston foton seksi me bikini, shpërthejnë komplimentet!
E Mërkurë 19 Gusht 2020, 17:05
Dritare.net
Pavarësisht se është 44 vjeçe, mosha për Inis Gjonin është thjesht një numër. Dhe për këtë s’kemi pikë dyshimi.
Sidomos pas fotos që regjisorja postoi sot në Instagram, duke na treguar se do të mbetet gjithmonë e re.
Inisi, e cila është nënë e një vajze, është shfaqur sot në Instagram me një palë bikini pasqyrë që e tregonin superseksi.
Komplimentet kanë qenë të shumta, duke e cilësuar: bisha, yll bote, mrekullia e 8, e re përgjithmonë, diva etj./K.C/dritare.net

















