Na ndiqni edhe në

Emisionet

Adioni e ofendoi! Shpërthen familjari i Mozës: Kemi marrë masa!

Adioni e ofendoi! Shpërthen familjari i Mozës: Kemi marrë masa!

Djali i xhaxhit të Mimoza Ahmetit, Krenar Ahmeti, i ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV, ka ndarë kujtime mbi lidhjet familjare dhe perceptimin publik rreth poetes.

Ai theksoi se emri i Mimoza Ahmetit shpesh është bërë pjesë e diskutimeve dhe keqkuptimeve në opinion, sidomos për shkak të lidhjeve familjare dhe mënyrës si ato perceptohen në publik.

Gjatë intervistës, Ahmeti e përshkroi poeten si një figurë të njohur dhe të rëndësishme në familje, duke theksuar se ajo mbetet një personalitet i veçantë në jetën publike dhe kulturore.

"Mimoza Ahmeti është një figurë e njohur dhe e veçantë, e cila është bërë pjesë e jetës publike dhe kulturore shqiptare. Ajo mbetet një emër që ngjall diskutim, por edhe respekt për kontributin e saj në letërsi dhe art. Unë nuk kam pasur shumë kohë për të ndjekur formate televizive apo reality show, por në momentet kur Mimoza është përfshirë në to, kam filluar ta shoh sepse Moza do mbështetje."

I pyetur nëse i ka parë sharjet që ka marrë Mimoza nga ish-fermerët e Ferma Vip 3, Krenari tha: "Ne si fis kemi një shprehje: Mund të të lejoj të më vrasësh, por mos më prek në dinjitet." Kur pashë ofendimet ndaj Mozës, ndërmorëm veprime institucionalisht. Komunikuam me produksionin dhe na tha; "Do ta kemi parasysh." Për ne Mimoza e ka të fituar." tha Krenar Ahmeti në Dekalog./K.C/dritare.net