Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Love Story/Saimiri fton binjaket bashkë në takim: Kemi një lloj superfuqie, nuk është faji ynë!

Love Story/Saimiri fton binjaket bashkë në takim: Kemi një lloj

Në natën e katërt të “Love Story” Saimiri është ngjitur në skenën e një diskoteke duke e bërë atmosferën argëtuese por edhe disi provokuese. Ai ka nisur të njihet më tepër me vajzat, por edhe këto të fundit me njëra-tjetrën.

Alkool, emocione por edhe xhelozitë të cilat pak nga pak kanë nisur të bëhen të dukshme.

Motrat binjake Albana dhe Silvana kanë rënë në sy, duke flirtuar njëkohësisht me Saimirin. Të dyja kanë zhvilluar një takim të shkurtët privat me të ku mes të tjerave kanë folur për tradhëtinë. Sipas Albanës, diskoteka është vendi ku meshkujt tradhëtojnë më së shumti, ndërsa beqari i "Love Story" e ka mohuar një gjë të tillë. “Mashkulli mund të tradhëtojë gjithandej”, ka thënë ai.

Love Story/Saimiri fton binjaket bashkë në takim: Kemi një lloj

Nga ana tjetër, Silvana është shprehur se takimi me binjaket e ka bërë konfuz Saimirin, duke shtuar se të dyja marrin gjithmonë vëmendje.

Albana: Është një lloj superfuqie, themi ne.

Silvana: Dhe nuk është faji ynë. Nëse marrim vëmendje, nuk e bëjmë me qëllim./M.M-dritare.net