Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Fituan betejën me Còvid-19, çifti feston 73-vjetorin e martesës!

Fituan betejën me Còvid-19, çifti feston 73-vjetorin e

Mbrëmjen e sotme në “Dua të të bëj të lumtur” u vu në vëmendje një histori dashurie e veçantë, e jashtëzakonshme, një histori 73-vjeçare. Kola, 90 vjeç ka ndarë me publikun historinë e tij dhe të Mrikës, gruas që i kishte dedikuar një jetë të tërë, të pandarë që nga fëmijëria kur edhe ishin njohur. Kur Kola kishte qenë 4 vjeç kishte takuar për herë të parë në shtëpinë e kushërinjve të tij, Mrikën. Me kalimin e viteve ata ishin njohur më shumë dhe kishin rënë në dashuri, ndjenjë që ishte vënë re edhe prindërit e tyre. Familjet e tyre kishin rënë dakord që Kola dhe Mrika të lidhnin kurorë, por kishte një problem. Ligji nuk i lejonte martesën e tyre, sepse Kola ishte 4 vjet më i vogël se Mrika, dhe nuk ishte në moshë madhore për tu martuar. Pas shumë peripecive, Mrika dhe Kola arritën të krijonin familjen e tyre dhe të sillnin në jetë 8 fëmijë. Kola ka zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për të falënderuar Mrikën për mbështetjen, dashurinë dhe familjen që i ka dhënë, si dhe për të festuar 73-vjetorin e martesës së tyre. “Kjo grua që shikoni ju, gjatë gjithë jetës sime është kujdesur për mua dhe kur na ra ky vìrusi ishte aty duke u kujdesur, pavarësisht se ishte e sëmurë. Pasqyra e një burri është gruaja dhe lumturia e fëmijëve janë dy prindërit. Të falënderoj për familjen që kemi krijuar dhe për përkujdesjen që u ke dhënë fëmijëve”, ka thënë Kola. Nga ana tjetër Mrika ka theksuar se Kola kishte qenë një mbështetje e madhe në rritjen e fëmijëve dhe se e ka dashur gjithmonë përgjatë gjithë këtyre viteve, duke shtuar se diferenca e moshës nuk ka qenë asnjëherë pengesë për ta./M.M-dritare.net