Xhonatan Islami u dënua nga Big Brother për shkak se ka futur informacion nga jashtë. Sipas Vëllait të Madh, ai komunikoi me Oltën përmes mesazheve të koduara duke i dhënë informacione të fshehura.
Në një zarf të zi që u vendos në shtëpi thuhej se Xhonatani ka thyer një nga rregullat kryesore duke dhënë informacione dhe sinjale nga jashtë lidhur me lojën.
Për këtë arsye, "Big Brother" ka marrë si vendim se nga sonte ai do jetë automatikisht në nominim.
"Ishte thjesht mendimi im, por e respektoj vendimin. Gjërat që thashë nuk i mendova se do jenë sinjale për Oltën."- tha Xhonatani lidhur me vendimin./L.F-dritare.net