
Mbase ditët e para të karantinës, pavarësisht se ishte e vështirë, nga ana tjetër të gjithë u lumturuat se do të merrnit pushim nga puna për të qëndruar në shtëpi. Por, nuk e kishit menduar se qëndrimi në shtëpi do të ishte i gjatë dhe pak nga pak do të fillonit të kërkonit punën tuaj dhe gjithçka keni bërë më parë.
Kështu ka ndodhur dhe me moderatoren Arbana Osmani, e cila, për shkak të pandemisë, ka ndërprerë emisionin e saj “Dua të të bëj të lumtur”.
Sot, Arbana është bërë nostaligjike dhe në një postim në Instagram, shkruan se i mungon shumë puna e saj.
“Më mungonë shumë puna ime. Mezi pres të rikthehen prapë te ju djema”, shkruan Arbana./E.B-dritare.net
Visualizza questo post su Instagram

















