Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shqipëria voton kundër Trump, del në krah të vendeve islamike

Shqipëria voton kundër Trump, del në krah të vendeve

Shqipëria është pozicionuar kundër vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të njohur Jerusalemin kryeqytet të Izraelit. Gent Gazheli, ambasadori ynë në Turqi, ka përfaqësuar Shqipërinë në Samitin e jashtëzakonshëm të vendeve të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, të thirrur dje nga Turqia.

Të 57 anëtarët e organizatës, mes të cilëve edhe Shqipëria, përmes një deklarate të përbashkët thanë se mbeten të angazhuar për një zgjidhje të drejtë dhe gjithëpërfshirëse, me formimin e dy shteteve, dhe u kërkuan vendeve të tjera që të njohin shtetin e Palestinës dhe Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e tij të pushtuar, shkruan Panorama.

“Organizata i bëri thirrje botës arabe myslimane të bashkohet me përpjekjet, rajonale dhe mbarëbotën, për të shfrytëzuar të gjitha mjetet diplomatike në dispozicion për të kundërshtuar masa të tilla dhe të përballet me vendimin e njëanshëm të SHBAve, të refuzuar nga shumica e vendeve botërore”, thuhet në deklaratë./L.P./Dritare.net