Na ndiqni edhe në

Shqip

Suzi Shkreli, shqiptarja që drejton lotarinë shtetërore të Miçiganit!

Suzi Shkreli, shqiptarja që drejton lotarinë shtetërore të

Në një kohë kur shqiptarët po kërkojnë gjithnjë e më shumë zë në politikën dhe institucionet amerikane, një emër spikat si shembull frymëzimi: Suzi Shkreli.

Ajo është Komisionerja e Lotarisë së Shtetit Michigan, një post kyç që menaxhon miliarda dollarë fondesh që përdoren për arsimin publik. Jo vetëm që është një nga gratë më të rëndësishme në administratën e Michiganit, por edhe një nga shqiptarët më të suksesshëm që përfaqëson komunitetin tonë me dinjitet dhe kompetencë.

Por rruga e Suzit ka qenë gjithçka veçse e lehtë.

E lindur dhe rritur në SHBA nga prindër shqiptarë emigrantë, Suzi Shkreli ka ndërtuar karrierën si avokate, duke u bërë një figurë e respektuar në fushën e drejtësisë. Ajo kandidoi për Kongresin Amerikan dhe, megjithëse nuk fitoi atëherë, tregoi se një grua shqiptare mund të hyjë në skenën e madhe politike amerikane me dinjitet dhe mbështetje të fortë nga komuniteti.

Në vetëm tre muaj fushatë, Suzi Shkreli arriti të mbledhë 600 mijë dollarë, kryesisht nga komuniteti shqiptar – një dëshmi e forcës së bashkimit dhe besimit që ajo frymëzoi. Sot, ajo është zyrtarisht në krye të një prej institucioneve më të rëndësishme të Michiganit: Michigan Lottery, nga ku fondet e mbledhura ndihmojnë shkollat publike dhe sistemin arsimor të shtetit.

Suzi Shkreli është më shumë se një emër. Ajo është një model për gjeneratat e reja shqiptaro-amerikane./dritare.net