
Çfarë i bën nitrati fruta-perimeve! Flet specialisti i bujqësisë në Kanada!
Dritare.net

Arben Tufa, specialist bujqësie në Shqip nga Rudina Xhunga, DritareTV foli për prodhimin vendas dhe rreziku që vjen nga përdorimi i kimikateve.
Zoti Tufa tregoi po ashtu se pse niveli i nitratit në fruta/perimet duhet të jetë i kontrolluar, duke theksuar se kontrolli nuk mund të bëhet me çfarëdo lloj pajisje, por vetëm në laborator.
“Produktit i bëhen disa analiza për pamjen, shijen, aromën, etj. Nga ana kimike, problematike janë nitratet, sa përqindje ka në fruta/perimet.
Nuk mund të matet me aparaturë, por një përgjigje reale merret në laborator. Nuk duhen besuar dhe përdorur aparaturat e thjeshta, por vetëm laboratori, që sheh të gjitha elementet. Niveli i pranueshëm i nitratit, varet nga tipi i bimëve që vendos të rritësh. Rreth 30 vite më parë, në stallat e lopëve, bëhej silash, dhe i hidhej ure. I shtohej ure, që lopa të shtonte prodhimin e qumështit.
Kishte një rrezik!
Në qoftë se ureja hidhej e pakontrolluar, nitratet ktheheshin në nitrite. Pra, nga të dobishme, në helm. Pra, duke hedhur më shumë, mund të dëmtojmë bimën. Funksioni i plehut është dy: përmirëson strukturën e tokës, pasi brenda tij gjenden elemente si nitrate, ure, etj, që vetë bima i zgjedh.
Se sa të sigurta janë fruta/perimet në Shqipëri, kam një rezervë.
Kam pasur eksperiencë në një kompani, disa vite më parë, që më thirri në nivelin e ekspertit. Por kompania nuk ia dilte të kalonte barrierat e sigurisë, për ta eksportuar.
Nuk hynin dot në tregun ndërkombëtar”, tregon zoti Tufa./M.K-dritare.net

















