Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Specialisti i bujqësisë Arben Tufa: Ja si rriten bimët pa tokë!

Specialisti i bujqësisë Arben Tufa: Ja si rriten bimët pa

Sot në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV do të flasim për bujqësinë me specialistin, ish-teknikun shkencor, Arben Tufa. Zoti Tufa tregoi eksperiencën e tij në fermat dhe serat e Kanadasë. Ai tregon se si bujqësia lidhet ngushtë me teknologjinë për të sjellë atë që quhet bujqësi konvencionale. Tufa ka treguar një metodë e cila nuk është dëgjuar shpesh në bujqësinë shqiptare atë të rritjes së bimëve pa tokë por me bazën e një shkëmbi vullkanik.

“Unë kam punuar për disa vjet në Institutin e Lartë Bujqësor si teknik shkencor, më pas në shtëpinë botuese të librit shkollor, ku jam marrë me didaktikën e librave bujqësore. Kalova nga bujqësia në fushën e arsimit. Pasi u mbyll shtëpia botuese, mora vendimin që të ikim në Kanada në 1997-ën. Pozicioni im i fundit që kam punuar është Menaxher i një ferme 2000-2500 hektar tokë.

Ne pjesën me pak produktive të kësaj toke u vendos që të investohej duke ndërtuar një serë gati 20 hektarë toke. Kjo lloj bujqësie njihet si konvencionale, bimët rriten pa tokë.

Merret një shkëmb vullkanik ai shkrihet dhe bëhet një strukturë shumë e përshtatshme që bima të krijojë rrënjët brenda kësaj strukture. Ky është fillimi.

Pasi zgjedhim funksionin e tokës si funksion mbajtës kalojmë në funksione të tjera si ushqimi ndriçimi etj. Të gjitha këto faza monitorohen.

Është një ndërthurje e fizikës së tokës, e fiziologjisë së bimës dhe ndriçimit diellor, sigurisht edhe dora e njeriut dhe arrihet ajo që ne sot e quajmë maksimumi i rritjes së bimës.

Vizitova një universitet në Holandë, pyeta se përse bëhen domatet e vogla dhe ata më treguan se domatet e vogla janë bërë për fëmijët që ti largojnë ata nga çokollatat. Prandaj janë të madhësisë aq të vogël.” –u shpreh Arben Tufa/dritare.net