
Agronomët shqiptarë po shkëlqejnë në Kanada. Flet specialisti i bujqësisë
Dritare.net
Specialisti i bujqësisë në Shqipëri edhe Kanada Arben Tufa i ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTv tregon se si po shkëlqejnë agronomët shqiptarë në fermat bujqësore kanadeze.
“Në serat e Kanadasë ka pak punëtorë sepse punën me të madhe e bëjnë mekanizmat. Ka punëtorë vendas, por pjesa më e madhe janë të huaj që vijnë me kontrata pune me vendet e Karaibeve. Ka edhe shqiptarë. Por më duhet të them shqiptarët agronomë që njoh unë shkëlqejnë. Janë në nivelin e agronomit, jo të punëtorit të thjeshtë. Në vendin ku kam punuar unë për shumë vite ka agronomë nga vende të ndryshme. Por nëse do flasim me përqindje, për 2-3 milionë banorë që ka Shqipëria atje janë 6 agronomë shqiptarë, ndërsa Kina me 1.5 miliardë banorë ka 20 agronomë. Ky është sukses i madh.”, thotë specialisti i bujqësisë./K.C/dritare.net

















