Na ndiqni edhe në

Shqip

Monumentin e Enver Hoxhës e rrëzoi shoferi i Ministrisë së Brendshme. Flet kryepolici i Tiranës

Monumentin e Enver Hoxhës e rrëzoi shoferi i Ministrisë së

Bajram Yzeiraj ishte drejtor policie kur u rrëzua monumenti i diktatorit Enver Hoxha më 20 shkurt të 1991-shit. Zoti Yzeiraj tregon se monumenti u tërhoq dhe u rrëzua nga një makinë IFA që ishte e Ministrisë së Brendshme.


“Kur u rrëzua busti i Enver Hoxhës unë isha shef i Policisë së Tiranës. Makina që tërhoqi bustin ishte e tipit IFA, e parkut të Ministrisë së Brendshme. Kjo makinë kishte çuar në bulevard një grup të forcave të ndërhyrjes së shpejtë dhe duhet të rrinin të kamufluar mbrapa Teatrit të Kukullave. Këto forca në një moment mund të lëviznin dhe të iknin, ndaj duhej makina aty. Shoferi i IFA-ës që rrëzoi bustin është shoferi i Ministrisë së Brendshme. U përdor ky mjet sepse edhe brenda strukturave të Ministrisë së Brendshme kishte njerëz që ishin të pakënaqur, të vuajtur. Shoferi i makinës donte të bëhej pjesë e ngjarjes, të kontribuonte në momentin e rrëzimit. Nuk e bëri vetë regjimi rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës. Busti ruhej me dy policë në turn që do të thotë se mbi 10 vetë ishin vetëm për atë punë. Nuk është e organizuar. Ka pasur informacione për t’i vënë dinamitin, por për ta rrëzuar nuk e kishim si informacion. Po ashtu nuk u dha urdhër të qëllohej gjatë demonstratës.”, tregon zoti Yzeiraj në DritareTV./K.C/dritare.net