Na ndiqni edhe në

Shkruaj në Dritare

Ditari i ditëve të mia postkòvìd!

Ditari i ditëve të mia postkòvìd!

Nga Rea Godo

Sa keni dëgjuar të flitet për “presionin e post të ìnfektuarit me Còvìd-19” në Shqipëri? Asfarë,njësoj si ju mendoj dhe unë, por vetëm pasi e përjetova nën lëkurë vendosa të flas me zë të lartë. Edhe unë rezultova e ìnfektuar si mijëra prej jush, absolutisht e zënë në kurth, në një sëmundje që të merr pak nga shpirti çdo ditë. Qysh në çastet e para kam dashur të mos bëhem shkak rreziku për të tjerët, të njohur e të panjohur qofshin, megjithëse kjo është thuajse utopike në një mortje ngjitëse. Pavarësisht gjendjes së rënduar fizike e cila për javë të tëra ka ndikuar në mënyrë të patjetërsueshme edhe në psikologji e emocione, pavarësisht mendësisë që ka ndryshuar kryekëput e reflektimet e gjata për jetën, vdekjen e dëshirën për të falenderuar Zotin edhe për një sekond më shumë, shqetësimi im nuk kufizohej në pragun e portës sime. Secili prej jush duhet të këtë njohur dikë që është infektuar me Còvìd-19, ose mund të ketë ndodhur edhe vetë ty. Secili prej jush e di peripecinë e tmerrshme psikologjike gjatë izolimit prej marsit të cilin e përjetuam njësoj së bashku. Secili prej jush e di sa e dhimbshme është të jesh aq afër e larg me të dashurit, të ndihesh i rrezikshëm për më të shtrenjtët, të të duhet të luftosh me demonët për mendimet e këqija e t’i mbështëtesh Zotit në lutje për kurajo. Secili prej jush duhet ta imagjinojë agoninë e nevojës së mbushjes me oksigjen e të mos ndihesh mjaftueshëm i zoti për ta bërë. Secili prej jush duhet ta kuptojë se kjo sëmundje nuk është një shaka e askush nuk zgjedh me kënaqësi të përballet me te.Por ju jo të gjithë e dini si është ta shohësh një post të ìnfektuar si vdèkjeprures. Vendosa të flas në emër të vetes dhe eksperiencës sime mbi një ngjarje që e kam ndeshur rëndomtë në Tiranën tonë të vogël, të madhe, me njërëz me shumë ose pak mend. Sikur të mos mjaftonin format e tmerrshme të bullizmit në çdo aspekt të jetës, çdo ditës tonën që prej lindjes, në një shoqëri të frustruar, aspak empatike, të pataktë, të pamatur, mendjengushtë, së fundimi na duhet të përballemi me bullzimin ndaj të shëruarëve me kòvìd. -“Po pse erdhe në punë?”, “ Po ti nuk je përcjellës vìrùsì; “Kur e bere tamponin e fundit?”; “Rri më larg nesh po munde.” Në vëshet e mi tingëllojnë vëtëm ca britma padije, për të cilat ndjej mëshirë e uroj që mendjet t’i ndriçohen sa më parë. Jam e vetëdijshme për një qerre të papërgjegjshmish mes nesh, ish te infektuar, të ìnfektuar a të shëruar, siç jam e vetëdishme për ca qinda dyzina të pasëmurësh edhe më të papërgjegjshëm. A nuk jeni po ju të njëjët që maskën e mbani për t’i hedhur hi syve punëdhënsve, shtetit, polìcit etj? A nuk jeni po ju të njëjtët që kafenë nuk e shijoni dot pa prekur bërrylat me të njohurit a të panjohurit? A nuk jeni ju të njejtët që nuk lini rast pa shfrytëzuar për t’u shfrenuar në bare a festa të harbuara, të cilat nuk lejohen asfare, e ne i shohim dita-ditës. A nuk jeni ju po të njëjtët që nuk ju shpëton rast pa u puthur e ndukur dy herë në secilën faqe se kështu e shprehim ne dashurinë e madhe? A jeni po ju që mbipopulloni qendrat tregtare a thua se një bluzë më pak e një palë pantallona më shumë do ndryshojnë tërësisht prespektivën tuaj për jetën e të të tjerëve për ju?! A jeni po ju që merrni vallen e koronës, në dasma e ditëlindje e vajin në vaki po njësoj, ngjitur, duke u përqafuar e shtrënguar?! Jeni ju! Jemi ne! Këta jemi! Pas më tepër se 25 ditësh izolim absolut, kur gjendja shëndetësore rëndohej me psikologjiken dhe emocionalen, ditën e 26-të pasi treguesit e mi shëndetësor ishin më të stabilizuar vendosa t’i rikthehem përditshmërisë me këshillën e mjekëve. Sjellja e rëndomtë e shqipëtarëve në ambjentet e punës e në ambjente pubike është katastrofale, duke të bërë të ndihesh sikur nuk i përket më këtij mjedisi, duke bërtitur një formë bezdie për prezencën tënde në të njëjtën hapësirë. Pas shumë fjalësh e vetmja që mbetet të thuhet është ju lutem informohuni më shumë sesa zgjidhni të panikoseni. Mos u bëni shkak për një rëndesë emocionale të dikujt që është përballur me vdekjen, e Zoti ia fali ende jetën. Unë dua të mbroj edhe ata që s’më mbrojtën! Dua të kujdesëm dhe për ata që nuk u ra në mendje për shëndetin tonë të përbashkët! Dua të thërras në emër të jetës, por sëmundja ime e urryer të cilën shumë të tjerë e kanë fituar po njësoj si unë, ose humbur nuk luftohet duke rënduar psikologjinë e një ish të ìnfektuari, luftohet duke mbajtur distancën e zakontë, duke larë duart e duke qenë pak më pozitiv. Ndaj nëse pranë do të gjendet një i sapo shëruar, ndihmoje të rikuperohet psikologjikisht. Shëndeti mendor nuk është shaka! Mbaje në mendje se një i sapo shëruar është absolutisht njësoj si ty. Rrezikohet sërish njësoj e nuk është aspak mishërim i kòrònavìrùsìt, se ndryshe asnjë mjek me diplomë të vlefshme e asnjë individ me dy grimca ndërgjegje nuk do zgjidhte të të rrezikonte edhe ty. Përcill ca më shumë mirësi, mbrohu me seriozitet e ji vigjilent se nuk është e pamundur që edhe t’i të prekesh.

Duke ju uruar shëndet të plotë e zemra të bardha,

Rea Godo | Një tufë rrezesh nëpër re!/-dritare.net