Na ndiqni edhe në

Editorial

Rudina Xhunga: Jetojmë në kohë absurde, na duhet të kujdesemi për mendjen!

Rudina Xhunga: Jetojmë në kohë absurde, na duhet të

Gazetarja Rudina Xhunga teksa komentoi heqjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore për shkak të pandemisë së COVID-19, deklaroi se nuk dihet se kur do të përfundojë kjo situatë. E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ Xhunga tha se shifrat e të prekurve me koronavirus mund të ‘përmbysin’ spitalet. Mes të tjerash ajo tha se tashmë turizmi këtë vit është pak i paqartë për shkak të situatës, ndërsa shtoi se më i sigurtë është qëndrimi në Shqipëri.


Sot iu dha fund e fatkeqësisë natyrore. Si ju duket situata?
Situata më duket e keqe. Mendoj se ky është lajm i mirë që sot mbaroi. Por se di nëse mbaroi vërtetë. Ne jemi në shifra më të larta se sa në ishim në kohën kur u karantinuam. Hapja e solli këtë. Një sjellje individuale e papërgjegjshme. Jemi të lodhur. Nuk dëgjoj njeri që të ketë frikë. Thonë se nuk është agresiv më virusi. Ishte tigër, është mace tani. Në fakt është agresiv. Po sëmuren njerëz. Kur isha para një jave këtu, vdiq vëllai i dytë i familjes Kulla. Dy vëllezërit Budina janë të prekur. Një aktor i Portokallisë, Florjani, ishte i prekur.

Si e keni parë elementin ‘maskë’? Pasi na thuhej se nuk ishte elemente i domosdoshëm…

Edhe vet OBSH ka qenë e paqartë. Se dinin pasi nuk e kanë pasur në kontroll situatën. Tani e dinë se një mënyrë përveç higjienës, është vendosja e maskës. Kur ke një njeri afër që teshtin dhe është me COVID, ta ngjit atë. Mund të kesh fatin e keq që një person tjetër të pështyn. Po shihja një publicitet që tregonte transmetimin e virusit nga ashensori. Tani prioritare kemi xhepin. Qeveritë në të gjithë botën e kanë pasur këtë problem. BE nuk ka asnjë vendim për Ballkanin që të hapë kufijtë.

Me ardhjen e verës, si duket situata me turizmin?


Tani gjërat janë bërë, “ti ça thua sot, nuk e thua nesër”. Isha dje në Durrës dhe në një hotel më thanë se do vijnë polakët. Ata që kanë prenotuar do të vijnë. Kur mendon Durrësin si një qytet që e ka rrëzuar tërmeti dhe pandemia, do e shohësh që do të ketë turistë pas dy javësh. Në Vlorë, pashë që njerëzit shkonin në det. Falë By-Passit Fier-Vlorë që u bë mund të shkosh, por për fat të keq bllokohesh në Durrës. Autoritetet janë bërë gati, kanë treguar se çfarë do bëjnë. Infektivi është plot. Do përmbyten spitalet dhe i bie që se mbajnë dot premtimin që s’do na mbyllin. Vjeshta pritet të ketë surpriza, pasi ka viroza të stinës. Unë uroj që me verën të gjejnë një qetësim. Nuk shoh ndërgjegjësim. E vënë maskën për detyrim. Njerëzore është të harrosh. Dje në Durrës pashë që hotelet po rifillojnë jetën. Golemi dhe Kavaja ishin plot.

Ndalemi tek emisioni, për çfarë po përgatitesh të dielën?


Jam krenare për atë emision, edhe pse jam modeste. Bëhet fjalë për Gjirokastrën. Më mori një mik i çmuar dje në telefon dhe tha më sugjero një hotel. Se të shkëlqente fytyra. Kalova shumë mirë, harrova virusin, dëshpërimin që na ka kapur. Gjirokastra e ruajti veten. Shqiptarët i tërheq reklama, si me rastin e Korçës. Për më tepër shqiptarët harxhojnë. Tani pas Korçës do kemi një tjetër qytet, si Gjirokastra./bw