
Rudina Xhunga: Fatin e zgjedhjeve do ta vendosë Tirana
Dritare.net
E ftuar në rubrikën "Opinion", në News 24 gazetarja, Rudina Xhunga tha se, Tirana do ta vendosë fatin e fituesit në zgjedhjet e 25 prillit.
"Partia më e favorizuar gjithmonë, është ajo në pushtet. Sepse ka gjithë administratën, ka ushtrinë e propagandës. Ajo niset gjithmonë jo nga pika zero. Por, përtej debateve që bëhen për numrat, ka të ngjarë që mos jenë numrat që vendosin. Ka të ngjarë të jetë fryma. Megjithatë këtë do ta shohim rrugës. Ajo që është e sigurt dhe nuk ka dyshime për këtë, është qyteti që vendos fatin e zgjedhjeve. Është Tirana. Fatin e zgjedhjeve nuk do ta vendosë Vlora, Korça e Shkodra, por Tirana. Prandaj ajo që ndodh në Tiranë është shumë e rëndësishme dhe ajo nuk ka të bëjë thjesht me Kodin Zgjedhor. Këto janë dy pikat kyçe të fushatës. Fati vendoset në Tiranë dhe fituesin nuk e përcakton vetëm matematika, por dhe letërsia."- tha gazetarja./K.C/dritare.net

















