Na ndiqni edhe në

Editorial

“Po përgatiten për sezonin turistik”, Rudina Xhunga flet nga Vlora: Turizmi mënyra më e mirë për t’ia dalë mbanë kësaj situate

“Po përgatiten për sezonin turistik”, Rudina Xhunga flet

Gazetarja Rudina Xhunga kësaj radhe është shfaqur ndryshe në “News24” ku ka folur nga qyteti bregdetar i Vlorës i cili po përgatitet për sezonin turistik. Xhunga thotë se vlonjatët po e respektojnë maksimalisht karantinën dhe kjo është një nga arsyet pse ky qytet ka pak raste me COVID-19.

Po ashtu ajo bëri me dije se hotelet, lokalet dhe restorantet po shfrytëzojnë këtë situatë për t’u përgatitur për sezonin veror duke sjellë dhe një turizëm ndryshe. Xhunga bën thirrje për të gjithë operatorët turistikë, pronarët e hoteleve dhe turistëve të bashkëpunojnë, që mos e lejojnë këtë vit turizmin të falimentojë pasi është mënyra më e mirë për të dalë nga kjo situatë.

“Hera e dytë që jam në Vlorë. E para ishte javën e kaluar. Më bëri përshtypje se njerëzit kaq shumë rinë brenda!
Vlora e gjitha brenda. Pak njerëz buzë detit. Më bëri të dyshoj, i njoh apo jo mirë vlonjatët. Prandaj ka Vlora pak raste. Të mbrohesh është mënyra më e mirë për të shpëtuar dhe ky është heroizmi. Vlora ka port, ka hyrje nga Italia. Nuk mund të lejohet hapja. Himara ka qenë më e mbrojtur, ndaj mund të hapet.
Këtë vit e bëj me dyfish dëshirë, pasion dhe bindje dhe që shqiptarët do e gjejnë shtytjen të bëjnë turizëm.
Ajo që do uroja shqiptarët që kanë hotele, që shkojnë në hotele, nëse bashkëpunojmë do kemi turizëm, mos mundohemi t’ia fusim njëri- tjetrin. Turizmi është më mënyra mëe mirë për të dalë nga kjo situatë. Tek hapja e kujdesshme, jo e menjëhershme. Nëse hapemi menjëherë, përmbytim spitalet dhe faza e dytë do marrë më sysh fazën e parë. Në Vlorë ka restorante, bare dhe hotele ku punohet. Pra ka përgatitje. Këtë kohë po e shfrytëzojnë për t’u përgatitur. Do të ketë turizëm ndryshe. Ata që shkojnë në Turqi nuk do ikin. Kjo kohë i përket përgatitjes. Po nuk bashkëpunuan hotelet, operatorët dhe turistët vështirë t’ia dalim. Mos të lejojmë turizmin të falimentojmë pasi verën tjetër do jetë shumë vështirë. Të konsumojmë shqip, të pimë birrën shqiptare, verën shqiptare, djathin shqiptar.
Blogerë, gazetarët, njerëz që merren me turizëm të mundohen që të prodhojmë shqip dhe të përballojmë koronavirusin ”, tha Xhunga./bw