Na ndiqni edhe në

Editorial

Të bëhesh palë me idiotët

Të bëhesh palë me idiotët

Nga Dritan Hila

Të organizosh miting në kohë pandemie dhe të akuzosh policinë për dhunë në shpërndarje, këtë vetëm idiotët mund ta bëjnë.

Pastaj, të akuzosh ata që nuk bëhen palë me idiotet, si pro Ramës, është një standard që e kapin vetëm idiotët shqiptarë.

Kam një keshillë për këta intelektualet: Në vend se të jepni këshilla nga shtëpia, nënshkruani një deklaratë që në rast se infektoheni, nuk doni shërbim shëndetësor as për vete dhe as për familjarët. Kaq e thjeshtë.

Edhe perëndimi ka të tillë hajvanë, por nuk ju jep njeri zë në gazeta serioze dhe as ka parti politike që bëhen palë me ta. Përkundrazi. Ata që dëgjohen janë profesionistët. Janë statistikat që flasin për një sëmundje vdekjeprurëse që trembi edhe mjekët. Dëgjoni Tritan Kalon, Arian Harxhin, Pëllumb Piperon dhe profesionistë që kanë mbaruar shkollë e specializime për këtë punë dhe jo gjithfarë deficentësh e deficentesh mazokiste/Dritare.net