Na ndiqni edhe në

Editorial

Si Greqia kopjoi Shqipërinë!

Si Greqia kopjoi Shqipërinë!

Së fundmi Corriere della Sera lavdëronte Greqinë si vendi më efikas në BE për numrin e ulët të vdekjeve nga koronavirusi.

Statistika tregon se ka vetëm 8 të vdekur për 1 milion banorë. Është një numër i barabartë me vdekjet në Shqipëri. Por natyrisht askush nuk e lavdëron Shqipërinë pasi Shqipëria është Hirushja e Evropës.

Corriere lavdëronte politikat e qeverisë së Micotaqis që megjithëse me sistem shëndetësor të shkatërruar për faj të politikave shumëvjeçare, menjëherë sa u shpall alarmi i pandemisë, zbatoi distancimin social. Dhe falë këtyre politikave ka numrin më të ulët te personave që kanë humbur jetën, vetëm 8 për çdo një milion banorë.

Si Greqia kopjoi Shqipërinë!

E pra ne jemi më keq se Greqia, kemi më pak mundësi ekonomike dhe spitalore se ajo. Por ia dolëm të jemi barabar në fitore. Po, është fitore sepse ne nuk kemi humbur 8 njerëz çdo një milion banorë, por kemi shpëtuar 999.992.

Grafika tregon se kemi nivelin më të ulët në Ballkan. Ndaj le ta marrim me pozitivitet dhe citojmë një lajm të mirë. Secili prej 999.992 shqiptarëve, ka fituar një çmim që quhet jetë, një çmim që ke më pak probabilitet ta fitosh nëse luan bingo apo blen biletë lotarie./dritare.net