
Dritan Hila ironi me Bashën: O i bukuri dheut, kush të këshillon kaq keq!
E Mërkurë 22 Korrik 2020, 11:11
Dritare.net
Gazetari Dritan Hila, ka bërë një postim ironik me kreun demokrat Lulzim Bashën. 'Kështu si po sillesh, askush nuk të merr dot seriozisht' shkruan Hila, duke iu referuar takimeve të fundit të kryetarit të opozitës, në Shqipëri e Kosovë.
"Bëj si kryeministër lart e poshtë, shoqërohu me një humbameno si Abdullahu që bëri figurën e oturakut përballë Vuçiç; tall edhe Meta trapin e të pret në sallën e ceremonive.
Ku e ke gjetur këtë staf PR o yll?! Po nuk të merr njeri seriozisht kështu o i bukuri i dheut. Po ai tjetri ka këshilltar Alastar Campbell, e ti derdimenë që nuk i njeh as lagjja!", shkruan Hila në facebook./dritare.net

















