Na ndiqni edhe në

Shkrimet e Dritanit

Dritan Hila: Basha të nxjerrë Berishën nga PD, pastaj Ramën nga zyra!

Dritan Hila: Basha  të nxjerrë Berishën nga PD, pastaj Ramën

Ndërsa Lulzim Basha ka ndërmarrë një fushatë me selfie dhe herë bën të prekurin me gjendjen e krizës dhe më rrallë të fortin, ka premtuar se jo vetëm që do jetë kryeministri i ri, por do të nxjerrë edhe vendin nga kriza.

Por ndërkohë, edhe pas shtatë vjetësh, është Berisha ai që drejton realisht PD. Jo vetëm Basha, por asnjë figurë potenciale që pretendon për karrierë, nuk guxon të kritikojë Berishën, përndryshe ambiciet e tij për politikë quhen të mbyllura.

Nisur nga kjo situatë, gazetari Dritan Hila ka shkruar në profilin e tij në facebook këtë status:

“Nuk nxjerr dot Berishën 76-vjeç nga PD, por mendon se mund të nxjerrë vendin nga kriza dhe Ramën nga zyra!”, duke sintetizuar gjithë përpjekjen e dështuar të Bashës për të paraqitur veten jo vetëm si politikan me frymë të re, por edhe të shkëputur nga urdhrat e Berishës./dritare.net