Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sherr te Fakulteti Ekonomik, tre studentë përfundojnë në spital

Sherr te Fakulteti Ekonomik, tre studentë përfundojnë në
Ditën e djeshme në auditorin e Fakultetit Ekonomik, dy djem të paidentifikuar, kanë hyrë në një orë mësimi që po zhvillonte grupi F 313.

Pedagogia, duke mos i njohur, i ka pranuar në mësim, dhe ndërsa po zhvillohej leksioni, ata kanë ngacmuar disa vajza të kursit.

Mësohet se studentët ju kanë dalë në mbrojtje vajzave duke bërë debat me djemtë që nuk ishin studentë të Fakultetit Ekonomik.

Pas këtij incidenti, sherri ka vijuar edhe jashtë auditorit. Djemtë që ngacmuan vajzat janë përplasur fizikisht me studentët djem. Ata ishin bërë 20 vetë dhe kanë sulmuar studentët.

Për pasojë kanë mbetur të lënduar rëndë 3 persona, ndërsa disa të tjerë janë lënduar lehtë. Burime për dritare.net bëjnë me dije se studentët e lënduar janë dërguar në spitalin e Traumës, ku po marrin mjekimin e nevojshëm. /E.B-dritare.net