Na ndiqni edhe në

Shenja Juaj

Për të qenë të shëndetshëm e në formë, ja regjimi astrologjik i Peshores

Për të qenë të shëndetshëm e në formë,

Për t’u ushqyer më mirë e për të qenë në formë ndiqni një regjim sipas astrologjisë. Ja çfarë duhet të kenë parasysh peshoret, të cilat janë kampionë të ekuilibrit.

Në përgjithësi personat e kësaj shenje janë të qetë, dinë ta kontrollojnë veten dhe dinë çfarë është më e mira për ta.

Peshoret vërtet e duan shumë ushqimin, por janë të arsyeshëm dhe të ekuilibruar në çdo gjë. Kjo i bën ata të ruajnë një peshë të qëndrueshme pavarësisht ndonjë teprimi në raste të rralla. Këta persona duhet të vazhdojnë të jenë të rregullt me ushqimin, duhet të konsumojnë vaktet në orare fikse dhe të mos konsumojnë mesvakte të rënda. Perimet, sallatat dhe produktet e detit janë më të mirat për ta.

Dietat nuk janë për peshoret, prandaj ata dinë të bëjnë kujdes me ushqimin. Në rast të ndonjë shtim peshe e rrumbullakësie më tepër sesa duhet tek barku apo tek vithet mirë është të merren me gjimnastikë. Në këtë mënyrë do ndihen edhe më në fortë. /A.S-Dritare.net