Na ndiqni edhe në

Shenja Juaj

Mendimet e gabuara që kanë njerëzit për ju, sipas shenjës tuaj astrologjike

Mendimet e gabuara që kanë njerëzit për ju, sipas

Në pamje të parë njerëzit mund të krijojnë opinione të ndryshme për dikë, por ndonjëherë edhe gabohen. Zbuloni çfarë mendojnë për ju sipas shenjës së horoskopit.

Dashi. Ju jeni të qetë dhe duket se i pranoni gjërat që ju ndodhin. Dikush që ju sheh nga jashtë mendon se ju nuk mërziteni kurrë dhe nuk bëheni agresivë. Në fakt në brendësi nuk jeni të tillë. Ju dashët jeni konkurrues dhe stresoheni sa here përballeni me sfida dhe sa herë duhet të rregulloni diçka. Me pak fjalë nuk jeni aspak pasivë.

Demi. Ju jeni materialistë dhe të rafinuar dhe keni një shije estetike për gjithçka. Duke pasur gjithmonë kërkesa të larta dhe duke qenë perfeksionistë, të tjerëve mund t'iu dukeni mendjemëdhenj. Në fakt e vërteta është se jeni përherë me këmbë në tokë.

Binjakët. Ju jeni shumë shprehës dhe ndonjëherë agresivë. Shpesh e paraqitni veten si mendje hapur që nuk i intereson mendimi i të tjerëve, por në brendësi nuk jeni të tille. Ju binjakët mërziteni për mendimet e të tjerëve dhe nuk jeni aq të ashpër.

Gaforrja. Ju jeni të ndjeshëm dhe të përkujdesur. Gjithmonë bëni të pamundurën për t'i ndihmuar të tjerët dhe për t'iu treguar sa shumë i doni. Shpesh e paraqitni veten si persona të qetë e të butë, por në fakt nuk lejoni askënd të shkelë mbi ju dhe t'iu marrë nëpër këmbë.

Luani. Ju jeni socialë dhe kokëfortë. Përherë jeni të parat që ndërmerrni sfida dhe ju tregoni njerëzve çfarë duhet të bëjnë. në shumë raste dukeni mendjemëdhenj dhe të vrazhdë, por në brendësi keni anën tuaj të butë, kreative dhe intuitive që nuk doni ta tregoni.

Virgjëresha. Ju jeni sipërmarrës dhe keni performanca të mira. Gjithmonë punoni fort dhe kërkoni rregullin perfekt pavarësisht sa të ngarkuar mund të jeni. Të tjerët mendojnë se jeni disi të ashpër dhe të rezervuar, por në fakt nuk jeni të tillë thellë brenda jush. Fshehtas mundoheni të ndihmoni të tjerët dhe t'i inkurajoni.

Peshorja. Ju mendoni se jeta duhet jetuar plotësisht dhe jeni përherë entuziastë. Përherë shihni dy anët e gjerave dhe bëni një jetë të ekuilibruar. Të tjerëve mundoheni t'iu thoni se jeta është e bukur dhe duhet marrë si t'iu vijë, por në brendësi jeni të ndjeshëm dhe keni frikë.

Akrepi. Ju jeni pasionantë dhe doni ta shfrytëzoni sa më shumë jetën. Shpesh edhe inatoseni kur ju dalin pengesa dhe doni t'ia dilni gjithmonë, por poshtë dinamizmit në dukje fshihet qetësia.

Shigjetari. Ju jeni më ëndërrimtari i zodiakut, gjithmonë në lëvizje dhe në kërkim të aventurave të reja. Ajo që të tjerët nuk dinë për ju është se jo gjithmonë udhëtimet dhe aventurat janë thjesht kënaqësi.

Bricjapi. Ju jeni të pjekur dhe të përgjegjshëm. Dini mirë si ta strukturoni jetën dhe kujdeseni edhe për detajet e vogla. Të tjerët presin të marrin këshilla të qeta e të ekuilibruara nga ju, pa e ditur se në brendësi keni një karakter jo aq të qetë. Humori ndonjëherë i kalon edhe limitet.

Ujori. Ju jeni shumë intelektuale dhe keni dhuntinë për të dalë nga situatat e vështira e për të gjetur zgjidhje. Jeni kureshtarë, dukeni sikur dini çdo gjë dhe si mendjemëdhenj, por në fakt doni t'i ndihmoni përherë të tjerët. Ju ujorët jeni bujarë dhe bamirësia është diçka që e bëni pa rënë në sy.

Peshqit. Ju jeni shumë kreativë dhe të dhënë për pasioneve tuaja. Shpesh të tjerëve ju duket sikur mendoni vetëm për dëshirat që keni, po në fakt ju jeni të motivuar, të strukturuar dhe doni të bëni çdo gjë mirë. /A.S-Dritare.net