
Vaksína AstraZeneca/ Pse është mirë të presësh 3 muaj për të marrë dozën e dytë
Dritare.net
Sipas një studimi të botuar në revistën mjekësore Lancet, është mirë që doza e dytë e vaksínës së Oksfordit dhe AstraZenekës të merret 3 muaj pas të parës. Kjo sepse do të rritet efektiviteti nga 55% në 81%. Për Pfizer dhe Moderna rekomandohet të mos kalojë 3 ose 4 javë. Pfizer dhe Moderna nuk kanë ndryshuar strategji, përkundrazi rekomandojnë që Britania e Madhe të jetë besnike ndaj dispozitave fillestare, atyre të ndjekura në eksperimente. Nga ana tjetër, AstraZeneca sapo ka njoftuar një program të ri. Agjencia Evropiane e Barnave (Ema) rekomandon administrimin e dozës së dytë në një interval kohor të ndryshueshëm midis 4 dhe 12 javësh nga doza e para, indikacion i ri që u botua në Lancet më 19 shkurt. Efektiviteti i vaksínës, me një pritje më të gjatë, shkon në 81% krahasuar me 55% kur doza e dytë merret 6 javë pas të parës./K.C/dritare.net

















