
Si ta dalloni nëse keni diabet tip 1 dhe tip 2? Mjekja tregon çfarë shenjash japin!
Dritare.net
Për të mësuar më tepër për kontrollin e diabetit dhe vlerat e tij në mënyrë që të kemi një jetë të gjatë e të shëndetshme mjekja endokrinologe në QSUT, Marjeta Kermaj u shpreh se kjo është e mundur vetëm me një stil jete të shëndetshëm. Në një intervistë për DritareTV, mjekja tregon se çfarë shenjash ka diabeti tip 1 dhe diabeti tip 2 dhe si t’i dalloni.
“Shenjat e diabetit lidhen me hipergliceminë, rritjen e sheqerit në mënyre presistente në gjak. Këtu do të veçoja dy tipa kryesorë të diabetit; diabeti tip 1, që përbën 5-10% të popullatës diabetike kryesisht të moshave të reja dhe diabeti tip 2, të moshave të rritura që prek popullatën më të madhe.
Te diabeti tip kemi një mosprodhim absolut të insulinës. Kjo ndodh sepse te ky indivit zhvillohet një proces autoimun, që shkatërron qelizën Beta dhe krijohet defiçenca absolute e insulinës. Shenjat e këtij tip diabeti pacienti i dallon sepse lidhen me rritjen e sheqerit në mënyrë të menjëhershme në gjak sepse mungon insulina. Në shenjë është eja e shtuar dhe urinim në sasi të mëdha dhe shpesh. Shenja tjetër, oreks i shtuar dhe rënie në peshë. Lodhje sepse masa muskulore fillon e bie.
Ndërsa te diabeti i tipit dy kalon nëpër disa stade, pra peridiabeti, ku kemi një tolerancë të dëmtuar të glikemisë esëll, pastaj dëmtohet edhe toleranca e glikemia dy orë pas bukë. Nëse nuk zbulohet në këtë fazë rritet diabeti. Kontrolli periodik mjekësor ndihmon të gjithë pacientët ta zbulojnë në këtë fazë, që quhet faza e hershme.”, thotë mjekja endokrinologe./K.C/dritare.net

















