Na ndiqni edhe në

Shëndet

Shkencëtarët: Simptomat e koronavirusit zgjasin më gjatë nga sa mendohej fillimisht

Shkencëtarët: Simptomat e koronavirusit zgjasin më gjatë nga

Ka muaj të tërë që bota është mbërthyer nga pandemia. Në botë janë miliona njerëz të infektuar dhe Amerika kryeson me 6 milionë njerëz të prekur nga Covid-19. Ndërsa ekspertët kanë zbuluar se ndikimi i Covid-19 në të ardhmen do të jetë shumë i gjatë. Gjithashtu ata sugjeruan që shumica e atyre që kanë rezultuar me koronavirus mund të kthehen në punë ose në shkollë vetëm 10 ditë pas shfaqjes së simptomave, përveç rasteve kur të infektuarit i duhet të shtrohet në spital. Por një studim i ri tregon që një në pesë teste negative është i rremë, që do të thotë se virusi po përhapet akoma më shumë nga ata që kanë rezultuar negativë.

Shkencëtarët: Simptomat e koronavirusit zgjasin më gjatë nga

Edhe pse rezultojnë negativë, shumë pacientë kanë treguar se kanë simptoma, nga dhembjet deri te humbja e nuhatjes, të cilat zgjasin tek ata muaj me radhë.

Mendohet se e gjitha kjo vjen pasi virusi lë një dëmtim afatgjatë në enët e gjakut, edhe pse ai është zhdukur nga trupi i njeriut.

Gjithashtu ekspertët vlerësojnë si pengesën kryesore për ta vënë nën kontroll virusin, numri i kufizuar i testeve për koronavirusin. Por në këtë drejtim Amerika ka bërë një hap para. Ajo ka vendosur në dispozicion 48 milionë teste për çdo muaj për qytetarët amerikan. Testi që kryhet përmes shtupës në hundë do të ofrohet për 5 dollarë dhe përgjigjja do të jetë e shpejtë dhe vjen me një aplikacion falas në Smartphone. Ky hap vjen për shkak të gjendjes së rëndë të koronavirusit në Amerikë, ku vatrat e reja janë bërë universitetet që janë hapur, rreth 25,000 studentë janë të infektuar.

Shkencëtarët: Simptomat e koronavirusit zgjasin më gjatë nga

Jo vetëm në Amerikë, pothuajse në çdo vend të botës pas rihapjes rastet e infektimeve janë shtuar ndjeshëm. Ekspertët janë në alarm për situatën dhe gjithnjë e më shumë po kërkohet për mënyra të reja për mposhtjen e virusit./R.P/dritare.net