
Shampot më të mira kundër zbokthit, për çdo lloj floku
Dritare.net
Nga Ashley Weatherford- The Cut
Askush nuk e do zbokthin në flokë, por ja që thuajse të gjithë kanë. Disa përherë e disa me periudha, disa më pak e disa më shumë. Nëse zbokthi shfaqen në flokët tuaj me sezone, ju thjesht keni një lëkurë kokë të thatë. Pra, zbokthi tregon gjendjen e lëkurës suaj. Por, çfarë të bëni për ta zhdukur. Më poshtë dritare.net do ju tregojë shampot më të mira kundër zbokthit, për çdo lloj floku.
1. Për zbokth ekstrem

Nëse keni shumë zbokth, pikë së pari vizitohuni te mjeku. Ju mund të keni psoriasis ose dermatit seborrheic: dy gjendje të lëkurës që shkaktojnë zbokth, dhe që nuk ka të bëjë me lëkurën e thatë. Mjeku im më dha një shampo me 2% ketokonazolit kur u diagnostikova për herë të parë me dermatit seborrheik. Është një trajtim kundër kërpudhave që rikthen ekuilibrin në ekosistemin natyror të kërpudhave të kokës suaj. Zbokthi u zhduk thuajse menjëherë dhe shampoja ishte shumë e thatë. Provoni të alternoni me një shampo hidratuese për të gjetur një balancim.
2. Shampoja Nizoral

Kjo është një tjetër shampo e imja e marrë me recetë të mjekut. Ka një përbërës në dozë të vogël të quajtur ketokonazol. Ai zhduk zbokthin dhe ka një aromë jo të dëmshme.
3. Nëse e doni një rutinë të mirë

Kjo shampo kërkon regjim intensiv të flokëve, ku ju duhet të masazhoni kokën tuaj të thatë për dy javë sipas formulës, 5-7 minuta. Kjo duhet përsëritet dy ose tre herë në javë. Nëse ju i lani flokët vetëm një herë në javë, shamponizimi shtesë nuk po dëmton. Zbokthi do të zhduket dhe më pas ju duhet t'i mirëmbani flokët tuaj, duke kaluar në trajtim mujor. Është pak procedurë e lodhshme, por me përfitime.
4. Nëse keni flokët e thatë

Trajtuesit për flokët e lyera kushtojnë më pak, por është e rëndësishme të mos rrezikoni shëndetin e flokëve tuaj, duke blerë produkte jo cilësore. Ju sugjeroj të përdornin Redkenin në foto. Në formulën e saj ka zink pirithione, që trajton zbokthin pa hequr ngjyrën e flokëve. Është gjithashtu e rëndësishme që shampon ta aplikoni në rrënjët e flokëve dhe ta lini disa minuta në kokë, para se të bëni dush.
5. Nëse keni flokë shumë të thatë dhe delikat

Luftimi i zbokthit tingëllon si i ashpër për lëkurën e kokës, por shampoja Philip Kingsley është një formulë efektive dhe mjaftë e butë për lëkurën, për t-u përdorur çdo ditë. Olamina piroktone anti-mikrobike zbut lëkurën e kokës dhe ndjesinë e kruajtjes. Ndërsa aloe vera qetëson dhe riparon lëkurën e thatë dhe të zhveshur.
6. Opsioni 6 dollarësh

Pasi mbaroi receta ime e efektshme, lëkura ime ishte akoma e thatë. Dermatologu me rekomandoi shampon Neutrogena. Ajo ka në formulë acid nitrik që heq zbokthin e butë. Është recetë e thatë, por shumë e mirë dhe e lirë.
7. Shampoja gjallëruese

Nëse kohët e fundit ndjeni vetëm kruajtje koke, përgatituni të ndryshoni jetën tuaj me shampon gjallëruese. Përbërësi i saj magjik: Vaji i pemës së çajit, që është i njohur për vetitë anti-kërpudhore dhe anti-bakteriale.
8. Mundësia më e mirë për nuhatje

Në vend të eksfolianteve ose ketokonazolit, shampoja Philip's B Anti-Flake ka zink dhe katran, për të luftuar zbokthin. Ata punojnë për të normalizuar prodhimin natyral të vajit në kokë dhe ngadalësojnë shkallën në të cilën qelizat e lëkurës së kokës vdesin. Shampoja e Philip B është perfekte nëse keni zbokth të butë deri në mesatar. Dhe për më tepër, ka një aromë shumë të mirë.
9. Eksperienca më e mirë në dush

Ndërsa shumica e shampove të zbokthit janë të thata, Sachjuan-a është vërtet hidratuese. Kjo shampo i bën flokët të butë dhe paketimi i saj është vërtet i bukur. Për shkak të përmbajtjes së acidit salicilik dhe laktik, lufton zbokthin dhe heq vajrat e tepërt në lëkurën e kokës.
10. Nëse preferoni diçka sa më natyrale

Kjo shampo do ju qetësojë, pasi vetë formula e vajrave është relaksuese dhe hidratuese. Përmbajtja e arrës së kokosit dhe qymyrit të drurit janë dy elementë që largojnë papastërtitë nga skalpi i kokës. Ai gjithashtu lë një aromë të mrekullueshme në flokë.
11. Nëse flokët xhelozojnë për kujdesin që tregoni ndaj skalpit

Formlua e shampos Orbie trajton jo vetëm skalpin, por edhe flokët. Kjo shampo heq acidin salicilik dhe gjithashtu ka vitaminë C dhe kafeinë që mbajnë lëkurën e kokës të stimuluar.
12. Dove Anti-zbokth

Një shampo shumë e mirë kundër zbokthit është Dove. Ajo është shumë e lehtë për t'u gjetur. Në formulën e saj ka zink piritione që heq zbothin dhe përmbajtja e arrës së kokosit mban skalpin të ushyer gjatë procesit të trajtimit./Përshtati Enkeleda Bodini-dritare.net

















