
Pediatrja: Kujdes infeksionin nga bajamet tek fëmijët, ja çfarë rrezikojnë!
E Mërkurë 22 Nëntor 2023, 09:09
Dritare.net

Pediatrja Zerina Sheme ka ndarë disa informacione në lidhje me infeksionin e bajameve të cilat shkaktojnë dhimbje fyti, temperaturë dhe aromë të keq të gojës.
Pediatrja shpjegon se shenjat paralajmëruese mbi infeksionin në bajame janë: ethe, vështirësi në gëlltitje, dhimbje barku apo koke.
Ndër të tjera shton se nëse ky infeksion nuk kurohet në kohë atëherë fëmijët mund të shfaqin komplikacione si ethe reumatike, inflamacion që ndikon në zemrën, kyçet dhe indet e tjera./M.K-dritare.net
View this post on Instagram

















