Na ndiqni edhe në

Shëndet

OBSH: Vetmia, kërcënim urgjent për shëndetin global!

OBSH: Vetmia, kërcënim urgjent për shëndetin global!

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka deklaruar se vetmia është një kërcënim urgjent për shëndetin global, ndërsa një kirurg amerikan pohon se efektet e saj në vdekshmëri janë të barabarta me pirjen e 15 cigareve në ditë. OBSH ka ngritur një komision ndërkombëtar për problemin të udhëhequr nga kirurgu kryesor i SHBA-ve, Dr Vivek Murthy dhe i dërguari i Rinisë së Bashkimit Afrikan, Chido Mpemba dhe 11 avokatë dhe ministra. Ngritja e komisionit vjen, pasi pandemia COVID-19 ndaloi aktivitetet ekonomike dhe sociale, rriti nivelin e vetmisë, por edhe shtoi ndërgjegjësimin për rëndësinë e problemit.

Komisioni i OBSH-së për lidhjet sociale do të funksionojë për tre vjet, citon The Guardian.

“Vetmia i kapërcen kufijtë dhe po bëhet një shqetësim global i shëndetit publik që prek çdo aspekt të shëndetit, mirëqenies dhe zhvillimit. Izolimi social nuk njeh moshë apo kufij”, tha Mpemba.

Rreziqet shëndetësore janë po aq të këqija sa pirja e duhanit deri në 15 cigare në ditë dhe madje më të mëdha se ato që lidhen me obezitetin dhe pasivitetin fizik, sipas Murthy.

Ndërsa vetmia shihet shpesh si një problem për vendet e zhvilluara, Murthy tha se normat e një në katër të moshuar që përjetojnë izolim social janë të ngjashme në të gjitha rajonet e botës. Tek të moshuarit, vetmia shoqërohet me një rritje prej 50% të rrezikut të zhvillimit të demencës dhe një rritje prej 30% të rrezikut të sëmundjes së arterieve koronare ose goditjes në tru. Por ajo dëmton edhe jetën e të rinjve. Midis 5% dhe 15% e adoleshentëve janë të vetmuar, sipas shifrave që deri më tani janë nënvlerësuar. Në Afrikë, 12.7% e adoleshentëve përjetojnë vetminë krahasuar me 5.3% në Evropë. Të rinjtë që përjetojnë vetminë në shkollë kanë më shumë mundësi të braktisin universitetin. Ajo gjithashtu mund të çojë në rezultate më të dobëta ekonomike: shkëputja nga puna e cila dhe performancë të dobët.Mpemba tha se në të gjithë Afrikën, ku shumica e popullsisë përbëhet nga të rinj, sfidat rreth paqes, sigurisë dhe krizës klimatike, si dhe nivelet e larta të papunësisë, po kontribuojnë në izolimin social.

“Ne besojmë se është e rëndësishme të ripërcaktojmë narrativën që rrethon vetminë veçanërisht për popullatat e cenueshme të përjashtuara nga ndarja dixhitale,” tha ajo.

Murthy shtoi: Këto çështje nuk prekin një vend. Vetmia është një kërcënim i nënvlerësuar për shëndetin publik./M.K-dritare.net