Na ndiqni edhe në

Shëndet

Mjekja endokrinologe: Çfarë të bëni që mos sëmureni me diabet!

Mjekja endokrinologe: Çfarë të bëni që mos

Për të mësuar më tepër për kontrollin e diabetit dhe vlerat e tij në mënyrë që të kemi një jetë të gjatë e të shëndetshme mjekja endokrinologe në QSUT, Marjeta Kermaj u shpreh se kjo është e mundur vetëm me një stil jete të shëndetshëm.

“Çdo pacient me diabet duhet të edukohet mjaftueshëm për të bashkëjetuar dhe jetuar gjatë me diabet. Ajo që e përjashton diabetin nga jeta juaj është aktiviteti fizik, të paktën 60 minuta aktivitet i moderuar në ditë, ose 75 minuta aktivitet intensiv në javë. Një këshillë kryesore është të mos qëndroni kurrë më tepër se 90 minuta ulur pa lëvizur. Gjatë konsumit të vaktit mos u ushqeni shpejt e shpejt, por të zgjasë vakti pasi kjo nxit ndjenjën e ngopjes. Faktorët për shfaqjen e diabetit mund të jenë të ndryshme, pasi kjo ndonjëherë vjen dhe me rritjen e moshës, duke shkaktuar diabet në moshë të madhe. Kjo nis edhe si diabet i fshehur, prandaj ne bëjmë thirrjen që gjithmonë të bëhet kontrolli i rregullt i gjakut përmes check up-it.”,- u shpreh mjekja endokrinologe./dritare.net